LAJMI I FUNDIT:

Francë-Shqipëri, kë e favorizojnë statistikat

Francë-Shqipëri, kë e favorizojnë statistikat

Shqipëria shkon me optimizëm në sfidën e dytë në Grupin A ndaj Francës, skuadër të cilën kuqezinjtë e kanë mposhtur në përballjen e fundit mes tyre në “Elbasan Arena” me golin e Ergys Kaçes gjatë ndeshjeve kualifikuese të ‘Euro 2016’, takim që në fakt nuk kishte vlerën e pikëve.

Edhe në takimin e parë të zhvilluar në Rennes, formacioni i De Biasit barazoi 1-1, madje kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Mavrajn, ndërsa barazoi Griezman. Mirëpo këto dy takime janë të vetmet që kanë prodhuar rezultat pozitiv për Shqipërinë në përplasjet me Francën, që në fakt janë gjashtë gjithsej në histori, madje të gjitha në kualifikueset e Evropianit.


Ndeshja e parë i përket eliminatoreve të Evropianit të vitit 1992. Më 17 nëntor të vitit 1990, Shqipëria do të mposhtej nga Franca e Michel Platini me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të takimit e realizoi Boli.

Më 30 mars të vitit pasardhës, Les Bleues fituan me rezultatin e thellë 5-0. Për francezët shënuan dygolësh Sauzze, Papin, ndërsa Zmijani devijoi në portën e tij golin e fundit, transmeton Supersport.

Shorti do ta vinte përballë Francës Shqipërinë edhe në eliminatoret e euro 2012. Në takimin e parë të zhvilluar të “Qemal Stafa” më 2 shtator të 2011, francezët fituan 1-2, me gola të Benzema dhe M’Vila, ndërsa për kuqezinjtë shkurtoi diferencën Bogdani. Në sfidën e kthimit në Stade de Francë, “Gjelat” që atëherë drejtoheshin nga Laurent Blanc fituan thellë 5-0 me gola të Malouda, Remy dhe Reveillere.

Statistikat janë qartësisht në favor të Francës, por tendenca e rezultateve në dy përballjet e fundit tregon se raportet nuk janë më si më parë. Edhe pse skuadra e Deschamps është ndjeshëm favoritë për të fituar, kuqezinjtë shkojnë me moral të lartë, duke e kaluar presionin në anën e kundërshtarit që do të kritikohej tej mase nga mediat nëse nuk arrin të marrë fitoren e dytë në grup.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori