Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës kanë deklaruar se ndërtimi i 300 shtëpive të reja, të nisura ditë më parë me vënien e gurthemelit nga shefi i zyrës së Qeverisë së Kosovës, Marko Gjuriq, do të fillojë të bëhet pavarësisht nga kundërshtimet e Qeverisë në Prishtinë.
Kryetari i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, institucion ky i krijuar nga Beogradi zyrtar, Ivan Todosijeviq, i tha Radios Evropa e Lirë, se i mbetet Prishtinës që të tregojë vullnetin e mirë për të dhënë lejen e ndërtimit për shtëpitë, gurthemeli i të cilave është vënë.
“Gurthemeli është vënë dhe së shpejti do të fillohet ndërtimin. Nëse do të kishte vullnet të mirë Prishtina në mënyrë të papengueshme do të lëshonte lejet e tilla nga pala kosovare. Është vetëm çështja e vullnetit të mirë të Prishtinës, por jemi dëshmitarë të këtyre 17 viteve të fundit, Prishtina në asnjë moment nuk ka treguar vullnetin e mirë për të ndihmuar kthimin e popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi”, tha Todosijeviq, duke akuzuar autoritetet qendrore në Prishtinë, për siç tha, tentim për të penguar procesin e nisur.
Rreth 300 shtëpi janë planifikuar të ndërtohen me një fond të ndarë nga Qeveria e Serbisë, në një luginë ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. Përfaqësues politikë serbë thonë se me ndërtimin e shtëpive synohet kthimi i rreth 1 mijë e 500 serbëve të shpërngulur pas luftës në Kosovë.
Por, vënia e gurëthemelit të shtëpive për serbët në veri, është kundërshtuar nga autoritetet në Kosovë, të cilat thonë se veprimet e tilla janë në kundërshtim me ligjin dhe prishin marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve të Kosovës.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i tha Radio Evropa e Lirë se investimet e Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës, pa marrëveshje dhe njoftime paraprake janë ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit.
Sipas tij, financimi i projekteve të tilla të mëdha dhe donacionet të cilat mund të vinë në Kosovë duhet të bëhen përmes institucioneve qendrore të Kosovës.
“Duhet të konsiderohet si ndërhyrje sepse nuk ka pasur kurrfarë informate paraprake zyrtare përkitazi me ndonjë projekt donator që shteti i Serbisë dëshiron ta realizojë në drejtim të komunitetit serb në Kosovë”, tha Agani.
Ai tha se për të bërë çfarëdo ndërtimi brenda territorit të Kosovës, vetë komunat duhet të marrin leje përkatëse.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si pjesë e Qeverisë së Kosovës është e vendosur që çfarëdo lloj aktiviteti ndërtimor në atë pjesë të territorit të shtetit tonë të zbatohet në bazë të legjislacionit i cili është në fuqi dhe në ketë aspekt ju kemi bërë me dije organeve komunale, se domosdoshmërisht duhet të respektohet legjislacioni. Pra, komuna e Zveçanit paraprakisht para dhënies së çdo kushti ndërtimor ose leje të ndërtimit nevojitet të ketë planin zhvillimor komunal dhe hartën zonale të komunës”, tha Agani.
Agani tha se Qeveria po angazhohet që të krijojë kushte normale për të gjithë qytetarët e saj si dhe kthimin e tyre në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
“Ju e dini që me vite të tëra ata kanë refuzuar që të bashkëpunojnë me organet qendrore të vendit. Në vitet e fundit kemi një ndryshim evident të kësaj situate dhe kemi një integrim shumë më të mirë. Kemi një ndarje të mjeteve të konsiderueshme të buxhetit në vitin 2015 për realizim në vitin 2016”, tha Agani duke shtuar se vetëm nga ministria që ai drejton janë ndarë mbi një milion euro për projektet të ndryshme.
Projekti i Qeverisë së Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, u cilësua si i pari i këtij lloji për, siç thuhet, kthimin e serbëve të shpërngulur ndërkohë që zyrtarët serbë thonë se projektet e këtilla nuk janë të drejtuara kundër askujt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!