LAJMI I FUNDIT:

Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme, sa herë që bie nata (Foto/Video)

Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme, sa herë që bie nata (Foto/Video)

Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen që duket në sfond.

Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkim.

Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit.

Pse? Sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që bie terri.

Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara.

Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër.

Ky fenomen është i njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli.

Si krijohet? Nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut, dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit.

Le të mos ecim më tej me shpjegimet shkencore, por do t’ju themi se “aurora borealis” (dritat veriore), të cilat shfaqen zakonisht në vendet nordike e kanë prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, “Aurora” dhe nga zona gjeografike e Veriut.

1

2

3

4

5

6

https://www.youtube.com/watch?time_continue=105&v=DFGpwXVFo24

Në trend Fun

Më shumë
Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Fun
Një ekspert nxjerr konkluzionin: Alienët ishin në oborrin e shtëpisë në Las Vegas, vitin e kaluar

Një ekspert nxjerr konkluzionin: Alienët ishin në oborrin e shtëpisë në Las Vegas, vitin e kaluar

Interesante
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Njerëzit “të çmendur” se si një shtëpi kaq e thjeshtë në Kaliforni është vënë në shitje për 2 milionë dollarë – agjentja e shitjes tregon pse

Njerëzit “të çmendur” se si një shtëpi kaq e thjeshtë në Kaliforni është vënë në shitje për 2 milionë dollarë – agjentja e shitjes tregon pse

Interesante
Norvegjezi pagoi për të shikuar bukuroshe në OnlyFans - nuk mund të besonte se kush iu shfaq para kamerave

Norvegjezi pagoi për të shikuar bukuroshe në OnlyFans - nuk mund të besonte se kush iu shfaq para kamerave

Fun
Amerikanit iu hoq patenta shoferi - shikoni si u shfaq në gjyq

Amerikanit iu hoq patenta shoferi - shikoni si u shfaq në gjyq

Fun
Kalo në kategori