Qeveria e Kosovës në javën që po lëmë pas, miratoi në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e cila nënkupton shfrytëzimin e afro 70 milionë eurove për financimin dhe zhvillimin e disa sektorëve kyç në vend.
Ministria e Integrimit Evropian është duke udhëhequr procesin negociator me Bashkimin Evropian për të finalizuar negociatat për shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Lidhur me këtë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur për KosovaPress se fushat në të cilat do të shfrytëzohet kjo asistencë financiare janë: reforma e administratës publike, rritja e konkurrueshmërisë dhe mbështetja e riintegrimit të komunitetit pakicë në Kosovë.
“Sektorët e përzgjedhur për financim reflektojnë në tërësi prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe social, si dhe prioritetet në kuadër të procesit të integrimit evropian”, ka thënë ai.
Sa i përket reformës së administratës publike, ka theksuar se janë duke u negociuar afro 25 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore. Ndërkaq lidhur me rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës, Çollaku, ka potencuar se po negociohet ndër të tjera, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të mundësohet ofrimi i 10 milionë eurove për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Një mbështetje e tillë do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe ofrimit të mbështetjes për shfrytëzimin e mundësive që ofron Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim”, ka shtuar ai.
Çollaku po ashtu ka nënvizuar se edhe gjatë viteve në vijim do të vazhdohet me ndarje të bursave për të rinjtë kosovarë, për të ndjekur studimet e nivelit master në universitetet më prestigjioze evropiane.
E për riintegrimin ekonomik dhe social të komunitetit pakicë në Kosovë, Çollaku bëri të ditur se do të ofrohen 8 milionë euro nga fondet e BE-së.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Integrimit Evropian, në periudhën 2014-2020, BE-ja në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit do të përkrah financiarisht reformat në sektorët kyç në vend, në vlerë prej 645 milionë eurove.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët