LAJMI I FUNDIT:

Zvicra përgjigjet për ish-pjesëtarët e arrestuar të UÇK-së (Video)

Zvicra përgjigjet për ish-pjesëtarët e arrestuar të UÇK-së (Video)

Në muajin prill, në Zvicër u arrestuan dy ish pjesëtarë të UÇK-së në bazë të fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte.

Albert Spahiu është arrestuar më 26 prill nga policia kantonale e Cyrihut, ndërsa Genc Zogaj më 28 prill në Gjenevë.

Përderisa institucionet vendore u shprehën të bindura se nuk do të lejojnë ekstradimin e tyre në Serbi, Shoqatat e dala nga lufta këto arrestime i kanë quajtur të pabaza.


Por, ndonëse janë bërë më shumë se një muaj nga arrestimet, në Kosovë nuk japin shpjegime se çka po ndodhë me dy të arrestuarit.

Madje, interesimit të televizionit, zëvendësministri për Punë të Jashtme, Petrit Selimi, i ka rekomanduar që të kontaktohet ministri i sapo zgjedhur, Enver Hoxhaj.

Tribuna Channel ka kontaktuar me Hoxhajn, por ai nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit. Ndërsa, ministri i Drejtësisë ka thënë se me këtë çështje po merret Ministria e Jashtme.

Interesimit të Tribuna Channel për të marrë më shumë informacione për fatin e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së i është përgjigjur vet shtetit zviceran.

Raphael Frei (Rafael Fraj), zëdhënës në Departamentin e Policisë, në Entit Federal për Drejtësi, jep detaje për këtë rast. Ai sqaron se Albert Spahiu është liruar nga paraburgimi, por ende nuk është vendosur për ekstradimin e tij në Serbi.

Ndiqeni kroniken e plote në videon e postuar më poshtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori