LAJMI I FUNDIT:

Shkup, zënkë brenda familjare me shufra hekuri!

Shkup, zënkë brenda familjare me shufra hekuri!

Dje rreth orës 23:00 në Shkup, në rrugën Washington, përderisa N.E.H.(50) ka qenë ulur në shtëpinë e tij së bashku me gruan e tij L.H.(46) dhe djalin e tij H.R.(18), ka ardhur familjari i tyre H.I. me djalin e tij, ku pa asnjë arsye kanë filluar0 ta sulmojnë dhe grushtojnë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë sulmit, H.I. me një shkop e ka goditur në dorë dhe në fyt, kurse djali i tij me një lëndë metalike e ka goditur në shpinë. Në momentin e njëjtë nga shtëpia kanë dalë edhe vëllezërit H.N dhe H.I. ku ata janë sulmuar nga ana e babait dhe djalit me lëndët që i kanë pasur në dorë. Nga oborri sulmi fizik ka vazhduar edhe në rrugë.

Për shkak të frikës, gruaja e H.R., me foshnjën ka ikur te fqinjët për të kërkuar ndihmë. Si shkak i ngjarjes jo zyrtarisht janë disa probleme familjare.


Janë ndërmarrë masa për qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/