LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet vendndodhja e “përgjuesit”

Zbulohet vendndodhja e “përgjuesit”

Prokuroria në Shqipëri ka vënë nën akuzë dy zyrtarë të Policisë për pajisjen e dyshuar si përgjuese këto ditë, të cilët sipas dosjes kanë penguar hetimet duke e larguar pajisjen në momentin kur Prokuroria tentoi ta sekuestrojë.

Ndërkohë që spekulimet e ditëve të fundit janë shtuar se pajisja mund të ketë dalë jashtë Shqipërisë, burime për “Panoramën” brenda Ministrisë së Brendshme thonë ndryshe.


Pajisja në fjalë, e cila është e instaluar në një furgon të posaçëm gjendet në Shqipëri. Madje, ajo gjendet në duart e personelit të Ambasadës Italiane, raporton Panorama, percjellë Klan Kosova./Telegrafi/