LAJMI I FUNDIT:

Haliti thotë se Serbia ka të drejtë t’i ndihmojë qytetarëve serb në Kosovë

Haliti thotë se Serbia ka të drejtë t’i ndihmojë qytetarëve serb në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ndërtimin e 300 shtëpive për serbët në veri të Mitrovicës, nga Qeveria e Serbisë.

Ai, sipas KosovaPressot, ka thënë se Serbia ka të drejtë t’i ndërtojë dhe t’i ndihmojë qytetarët serbë në Kosovë.

“Unë kam një mendim timin në përputhje me Marrëveshjen e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Kosovës, Serbia ka të drejtë që t’i ndërtojë dhe të ndihmojë qytetarët serb në Kosovë në shumë fusha, duke përfshirë edhe infrastrukturën. Prandaj, unë do të uroja që ambienti edhe në veri edhe në jug të jetë i përshtatshëm edhe për shqiptarët e veriut, ashtu siç duhet të jetë edhe për serbët në jug për të bashkëjetuar dhe për të qenë të gjithë kosovarë”, tha Haliti.


Se ndërtimi i këtyre nuk ka leje për ndërtim e institucioneve të Kosovës, Haliti tha se për këtë Kuvendet komunale japin leje, dhe nëse nuk janë në përputhje me planin hapësinor të Mitrovicës, atëherë Ministria e Ambientit mundet të reagojë.