LAJMI I FUNDIT:

100 studentët më të mirë do të punësohen në administratën publike të Maqedonisë

100 studentët më të mirë do të punësohen në administratën publike të Maqedonisë

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) ka përgatitur propozim-ligj me të cilin rregullohet mënyra dhe procedura e punësimit të 100 studentëve më të mirë nga universitetet publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij propozimi, për çdo vit, qeveria duhet të shpall konkurs për puënsim të këtyre 100 studentëve më të mirë, ku do të mund të paraqiten të gjithë të interesuarit që kanë kryer studimet.

Përzgjedhja duhet të bëhet sipas rangimit të pesë universiteteve më të mira. Nga universiteti i parë në listë, do të punësohen 30, nga i dyti do të punësohen 25, nga i treti do të punësohen 20, nga i katërti do të punësohen 15, si dhe nga universiteti i pestë do të punësohen 10 studentë./Telegrafi/