Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të importit” për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -2.6% në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tre mujorin e katër të vitit 2015.
Sipas ASK-së, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-2.6 %) në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tre mujorin e katër të vitit 2015.
“Rënie më të mëdha e çmimeve ishte sipas sektorëve te: produktet minerale (-10.6 %); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-7.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-4.3 %); tekstili dhe artikujt prej tij (-2.0 %); produktet bimore (-1.9 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-1.4 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.4 %); lëkurat dhe artikujt e saj (-0.4 %); mjetet e transportit (-0.2 %) dhe letrat dhe artikujt e saj (-0.1%).Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (3.0%); produktet e industrive kimike (1.5%); druri dhe artikujt e tij (0.5%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekani zmat e orës (0.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.1%) dhe këpucët (0.1%)”, thuhet në një komunikatë të ASK-së.
Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë i këtij viti me tremujorin e parë të vitit që shkoi, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej (-4.4%).
“Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishte te: produktet minerale (-18.6%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-10.0 %); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-8.8%); produktet bimore (-2.7%); letrat dhe artikujt e saj (-1.6%); tekstili dhe artikujt e tij (-1.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.6%); mjetet e transportit (-0.5%); dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-0.4%). Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (14.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.0%); druri dhe artikujt e drurit (2.4%); produktet e industrive kimike (1.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.3%); këpucët (0.8%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.5%)”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Po hapet Abi Çarshia, qendra tregtare më unike në vend e rajon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit