LAJMI I FUNDIT:

Rritet vdekshmëria e dhunshme në Maqedoni

Rritet vdekshmëria e dhunshme në Maqedoni

Statistikat më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) tregojnë se në vitin 2015, në Maqedoni kanë vdekur 513 persona, nga dhuna, që është një rrijte prej 4.1%, krahasuar me vitin 2014, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përgjithësisht, vdekja e dhunshme, përfshihet me 2.5% në statistikat e vdekshmërisë në Maqedoni.

Sipas gjinisë, 72.1% e vdekjeve të dhunshme janë të gjinisë mashkullore. Në numrin e vdekshmërive, rastet e fatkeqësive përfshihen me 70.4%, pastaj vetëvrasjet me 22.2%, dhe vrasjet me 7.4%./Telegrafi/