LAJMI I FUNDIT:

Manifestim për Adem Demaçin

Manifestim për Adem Demaçin

KMDLNj, përkatësisht Nënkëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Besianë, nesër organizon manifestim me rastin e shënimit të ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 80 vjetorit të lindjes së Nderit të Kombit, Adem Demaçi që njëkohësisht është kryetar nderi i KMDLNj–së.

Manifestimi mbahet me moton: “Adem Demaçi , nga Rilindja kombëtare deri në përjetësi”.

Manifestimi përbëhet nga pjesa shkencore, ku do të paraqitën kumtesat e Prof. Dr. Agim Vinca , Prof. Dr. Hakif Bajrami dhe Fadil Lepaja dhe pjesa artistike.


Në emër të shokëve dhe bashkëvuajtësve të Nderit të Kombit Adem Demaçi do të flasë ish i burgosuri politik Ilaz Pireva.

Në emër të organizatorit, KMDLNj-së do të flasë prof. Fehmi Blakçori.

Manifestimi mbahet nesër në Besianë, në sallën e kinemasë së qytetit dhe fillon në ora 18:00.