I dërguari gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, u bëri thirrje partive në Maqedoni që prokurorit special t’i mundësohet përmbushja e mandatit pa pengesa dhe lirshëm.
I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, pas dy ditësh të bisedave me udhëheqës partiakë e institucionalë tha në Shkup se zbatimi i plotë i marrëveshjes politike të Përzhinës është rruga e vetme përmes së cilës Maqedonia mund të dalë nga kriza e thellë politike.
“Lajmi i mirë është se ka një rrugëdalje nga kriza, e ajo është marrëveshja e Përzhinës. Në bazë të parimeve të saj përcaktohet rruga në drejtim të demokracisë, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik. ”
“Lajmi i keq është se ky proces po zvarritet, kriza vazhdon t’i shkaktojë dëm vendit. Për këtë arsye mesazhi im ishte se nevojitet të riafirmohet dhe revitalizohet marrëveshja e Përzhinës si kornizë e qëndrueshme dhe obliguese për procesin reformues i cili pason”, ka theksuar Johannes Haindl për mediat maqedonase para ambasadës së Gjermanisë në Shkup.
Ai e ka përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, për tërheqjen e vendimit të tij për faljen e politikanëve nën hetime të Prokurorisë Speciale Publike.
Diplomati gjerman tha se partitë politike sa më parë duhet të arrijnë një ujdi për datën e zgjedhjeve dhe të përmbushin të gjitha obligimet nga marrëveshja politike për të siguruar kushte për organizimin e zgjedhje të besueshme në vend.
“Fillimisht, partitë duhet të arrijnë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve dhe ta bëjnë atë që nevojitet, që të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira dhe korrekte. E dyta, prokurorit special duhet t’i mundësohet që ta përmbushë mandatin e tij pa kurrfarë pengesash dhe lirshëm. Dhe e treta, partitë duhet të arrijnë ujdi pa e shtyrë jetësimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me reformat e apostrofuara në Raportin e Pribesë. Kjo mund të arrihet dhe realizohet. Pra, duhet të shfrytëzohet momenti pozitiv”, është shprehur diplomati gjerman Johannes Haindl, duke porositur përfaqësuesit politikë në Maqedoni që në rend të parë të vendosin interesat shtetërore dhe jo ato partiake.
Diplomati gjerman, Johannes Haindl, në përpjeke për të debllokuar krizën politike në Shkup, po qëndron për të tretën herë brenda një muaji si i dërguar i posaçëm i ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Valter Steinmaier, që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.
Ndërkohë, në mesditën e së mërkurës, organizatorët revolucionit shumëngjyrësh kanë ndërmarrë, siç janë shprehur, aksion gueril, duke bllokuar tri udhëkryqet kryesore në Shkup dhe duke paralizuar tërësisht trafikun.
Përfaqësuesit e “revolucionit shumëngjyrësh” thonë se përmes bllokimit të rrugëve synohet t’i bëhet me dije pushtetit si është të jetosh në një shtet me institucione tërësisht të bllokuara nga politika.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, formimin e një qeverie teknike, e cila do ta përgatiste vendin për zgjedhje të besueshme, si dhe përfshirjen e sektori civil në bisedimet mes përfaqësuesve politik, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës