LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i ri i Erdoganit, më i madhi në botë – detajet e projektit (Foto)

Aeroporti i ri i Erdoganit, më i madhi në botë – detajet e projektit (Foto)

Turqia po ndërton aeroportin e tretë në Stamboll, që do të jetë më i madhi në botë. Ky aeroport do të mbajë emrin e presidentit Rexhep Taiyp Erdogan.

Aeroporti pason pas ndërtimit të pallatit pompoz presidencial me 1000 dhoma, gjashtë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë.

Megaprojektet e ndërtimit në Turqi janë shpallur si prioritetit i presidentit Erdogan. Në mbarë vendin po realizohen ndërtime gjigante.


Më 2023 republika e Turqisë feston 100 vjetorin e saj. E deri atëherë duhet të kenë përfunduar këto projekte, me të cilat Erdogani synon të sigurojë vendin e tij në histori.

Aeroportin gjigant shumë e shohin si simbol të një Turqie ambicioze, përcjell Panorama. Por ai do të jetë edhe një simbol i pushtetit në rritje të Presidentit Erdogan.

Rregullisht, presidenti i shtetit interesohet personalisht në kantierin e ndërtimit, si po ecin punët. Aeroporti do të mbajë më vonë emrin e tij.

a2

Pro dhe kundra aeroportit të ri të Stambollit

Shtetëzimet e tokave përreth u bënë me detyrim, sepse sipas autoriteteve ato i shërbejnë një qëllimi më të lartë: aeroporti i madh do ta bëjë më në fund Stambollin kryqëzimin më të rëndësishëm midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Evropës dhe Azisë. Vetëm pista për uljen dhe ngritjen e avionëve do të ketë gjashtë. Që pas dy vjetësh do të përurohet segmenti i parë i ndërtimeve.

“Territori i aeroportit do të arrijë deri 300 metra pranë fshatit tonë. Bujqësinë atëherë mund ta harrojmë. Më shumë se dy të tretat e tokave tona na i morën thjesht pa na dhënë asnjë shpërblim”, thotë një blegtor në fshatin Yenikoy pranë kryeqytetit.

a3

Mbrojtësit e mjedisit ankohen për humbjen e sipërfaqeve gjigante me pyje. Por për konsorciumin e ndërtimit, këto janë ankesa që frenojnë përparimin. Në fshatin Yenikoy në Detin e Zi kanë mendime të ndryshme për aeroportin gjigant fare pranë fshatit.

Shumë vetë kanë gjetur punë në kantierin e ndërtimit dhe presin impulse ekonomike nga aeroporti. Disa i shikojnë fshatarët që ankohen si bukëshkalë: “Si qytetarë të këtij vendi ne jemi krenarë për aeroportin e ri. Me të ne do të jemi përfundimisht një vend i zhvilluar plotësisht. Për këtë na kanë zili jashtë vendit. Dhe prandaj përpiqen të flasin keq.”

Yusuf Akcayoglu: “Kur e morën ne këtë zonë ajo ishte djerrë. Me një pamje të shëmtuar. Ne tani po ia ngremë vlerën, duke bërë punime. Në këtë kuptim, mbrojtësit e vërtetë të ambientit jemi ne”.

Autostradat që të sjellin në aeroport presin sipërfaqen më të madhe pyjore të bashkuar të Stambollit. Shumë lloje zogjsh i kërcënon humbja e njërës prej zonave më të rëndësishme të pushimit. Dhe stambollasit i kërcënon humbja e mushkërive të gjelbra të metropolit të madh.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Kalo në kategori