LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Demokratike propozon qeveri ekspertësh për nxjerrjen e vendit nga kriza

Lidhja Demokratike propozon qeveri ekspertësh për nxjerrjen e vendit nga kriza

Lidhja Demokratike (LD) konsideron se duhet të përcaktohet një datë orientimi për zgjedhjet, e jo datë fikse, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti propozon që në një afat sa më të shkurtë, të zgjidhet një qeveri ekspertësh, me synime të qarta, që do të duhej të zbatonte reforma të thella në sistemin gjyqësor, siguri dhe në media.

Këto reforma, sipas LD-së, duhet të ofrojnë kushte për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme dhe data e zgjedhjeve të caktohet pas përfundimit të reformave dhe vërtetimit të plotë të listës zgjedhore nga ana e KSHZ-së, që duhet të pastrohet nga kuadrot partiak.


LD-ja insiston që procesi negicoues të jetë transparent, ku do të përfshihen edhe propozimet e partive tjera, të sektorit qytetarë, si edhe mediat./Telegrafi/