LAJMI I FUNDIT:

Tetova sot proteston!

Tetova sot proteston!

Tetova edhe sot vazhdon me protestat. Protesta do të fillojë para Gjykatës Themelore në Tetovë në ora 19:30, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë mbi kushtetueshmërinë e PSP-së, kërkojmë një njësi speciale të gjykatës penale përgjegjëse për rastet nën juridiksionin e PSP-së, kërkojmë që ndjekja e protestuesve të ndërpritet, kërkojmë zbatimin e prioriteteve urgjente për reforma nga raporti Priebe, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë së tanishme dhe të kryetarit Ivanov, kërkojmë kushte për zgjedhje të drejta. Porositim: Do të ketë drejtësi, do të ketë paqe!’, thonë organizatorët e protestës. /Telegrafi/