Në seancën e djeshme kanë dhënë mbrojtjen e tyre dy nga të akuzuarit për rastin e “Badovcit”, Besnik Latifi dhe Fehmi Musa.
Fehmi Musa, njëri nga të akuzuarit në rastin e Badovcit, duke dhënë dëshminë e tij, fajin për shkuarjen e kosovarëve në Siri ia hodhi Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Në pyetjen e prokurores se a e dinë pse ka shkuar Betim Brahimaj në Siri i akuzuari Fehmi Musa tha se fajtori kryesor është ministri Enver Hoxhaj.
“Fajtor kryesor është ministri Enver Hoxhaj i cili ka bërë thirrje që të shkohet dhe të luftohet t’i ndihmohet opozitës siriane”, tha Fehmi Musa.
Në seancën e djeshme kanë dhënë mbrojtjen e tyre dy nga të akuzuarit për rastin e “Badovcit”, Besnik Latifi dhe Fehmi Musa.
Besnik Latifi, që ishte i pari që ka dhënë mbrojtjen e tij, tregoi se te liqeni i Badovcit kishte shkuar pasi që e kishte thirrur Enis Latifi në telefon për t’i dërguar benzinë pasi që i kishte mbetur vetura pa derivate.
Latifi tha se te liqeni i Badovcit kishte shkuar me Milazim Haxhiaj për t’i dërguar benzinën Enisit dhe pasi kanë mbërri aty i ka arrestuar policia.
Më pas mbrojtjen e ka dhënë edhe Fehmi Musa i cili tha se me profesion është taksist.
Musa tregoi se atë natë e ka thirrur Gazmend Haliti për ta marrë nga liqeni i Badovcit e për ta dërguar në shtëpi.
Më pas ai tha se ka shkuar ta marrë Gazmend Halitin dhe aty i është futur në veturë mbrapa edhe Betim Brahimaj.
Musa tha se e ka dërguar Gazmend Halitin në Hajvali, ndërsa Betim Brahimajn e ka dërguar deri në shtëpinë e tij në Istog.
Musa tha se nuk ka marrë para për këtë shërbim që ju kishte bërë dy të akuzuarve.
“Atë natë nuk më kanë paguar se nuk kanë pasur para”, tha Musa.
Në fund, Musa pati një pyetje për trupin gjykues se pse po mbahet se 11 muaj në paraburgim.
Trupi gjykues iu përgjigj se ai po mbahet në paraburgim për atë që akuzohet me aktakuzë dhe për këtë e ka avokatin që të konsultohet me të.
Seanca sot ishte paraparë që të fillonte në ora 13 por mungesa e avokates Sabrije Jasharit bërë që seanca të shtyhej një orë e gjysmë deri sa të akuzuarit Enis Latifit iu caktua sipas detyrës zyrtare avokatja Kaqusha Avdiu.
Kryetarja e trupit gjykues ndaloi xhirimin në momentin kur kanë dhënë mbrojtjen e tyre të akuzuarit.
Në këtë proces gjyqësor Milazim Haxhiaj, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Betim Brahimaj dhe Enis Latifi akuzohen për përgatitjen e veprave terroriste, ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërsa Fehmi Musa për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave.
Aktakuza i ngarkon të akuzuarit se në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit afër Prishtinës me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!