LAJMI I FUNDIT:

Specializimi i mjekëve të përgjithshëm, 10 për Shtipin, 1 për Tetovën

Specializimi i mjekëve të përgjithshëm, 10 për Shtipin, 1 për Tetovën

Në konkursin e dytë për bashkëfinansim të specializantëve, të shpallur nga Ministria e shëndetësisë, janë përzgjedhur 74 kandidatë, me të cilët duhet të përforcohet kapaciteti i nivelit specialist në 17 spitale publike nëpër tërë Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konkursi i dytë ka qenë i destinuar vetëm për mjekë të përgjithshëm të cilët nuk janë të regjistruar në specializim dhe nuk janë të punësuar në spitale publike, ndërkaq konkursi i parë për mjekë të cilët janë të regjistruar në specializime private, kanë nënshkruar marrëveshjet për bashkëfinancim, ashtu siç e kërkon ligji.


Specializimi i kandidatëve do të fillojë në shtator dhe sipas ligjit, kandidatët do të sigurojnë vend pune të përkohshme me spitalet publike, gjatë periudhës së specializimit. Gjatë kësaj periudhe, këta kandidatë do të marrin rroga, e më pastaj mjekët punësohen në këto spitale publike pa shpallur konkurs punësimi.

Lista e spitaleve ku janë pranuar specializantët:

Shtipi – 10 specializantë, Strumica – 7 specializantë, Prilepi – 6 specializantë, Kavadari – 4 specializantë, Struga – 3 specializantë, Kumanova – 3 specializantë, Koçani – 3 specializantë, Velesi – 3 specializantë, Kërçova – 1 specializant, Gostivari – 1 specializant, Ohri – 1 specializant, Gjevgjelia – 1 specializant, dhe Tetova – 1 specializant./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Diskriminimi i mjekëve shqiptarë nga Ministria e shëndetësisë, Ipçja refuzon të përgjigjet