Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në emisionin Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se partia që përfaqëson është kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas një vendimi të organeve të larta të saj.
“Dje kryesia e Vetëvendosjes në bashkëpunim me Grupin Parlamentar kanë marrë vendim që të kthehemi në Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Sot kemi qenë pjesë e tyre, në një mbledhje që nuk ka qenë e ftuar nga unë, pasi kemi qenë në bojkot të mbledhjeve. Kemi intervistuar kandidatët për kryetar të Agjencisë Antikorruipsion, të gjithë, pa dallim. Votimi ka qenë i fshehtë – të nëntë anëtarët kanë votuar kështu. Ende nuk e dimë se cilin nga anëtarët e përzgjedhur do t’i votojmë, pasi deri tani i kemi parë vetëm CV-të e tyre dhe nuk e dimë a mund të kenë lidhje me pushtetin”, tha Haxhiu, transmeton Klan Kosova.
Deputetja Haxhiu ka deklaruar se vendimi për bojkot të pjesshëm është marrë vitin e kaluar, ndërsa ai për bojkotim total ka qenë bashkim në veprimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë kohës së opozitës së bashkuar – megjithëse vlerëson se ka qenë i gabuar.
“Vendimi për bojkotim të pjesshëm të Kuvendit dhe Komisioneve është marrë vitin e shkuar. Por ne kemi qenë kundër bojkotimit të plotë, të cilin e ka bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në një vend demokratik, mungesa e opozitës do të përbënte problem. Mirëpo, ja që Kosova nuk është vend demokratik. Mendojmë që vendimi për bojkot ka qenë i gabuar, por e kemi përkrahur duke qenë opozitë e bashkuar. Ne jemi kthyer, pasi qeveria e ka bërë tashmë të parëndësishëm Kuvendin e Kosovës, sepse të gjitha zhvillimet në Kuvend e kanë humbur kuptimin pa prezencën e opozitës”, tha deputetja.
Ajo ka theksuar se Vetëvendosja është kthyer në Kuvend për të bërë opozitarizëm të fuqishëm dhe që të jetë pjesë e institucioneve, për ta vështirësuar jetën e qeverisë dhe për të bllokuar një kontrabandim të mundshëm të, siç e ka quajtur ajo, demarkacionit me Malin e Zi.
“Përgjegjëse kryesore pse në Kuvend kanë shkuar punët siç kanë shkuar, nuk është opozita, por qeveria. Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në Kuvend, si opozitë e fuqishme, pasi prej se ekziston jeta parlamentare në vend, ne jemi opozita më e fuqishme që ka pasur vendi. Do të jemi aty për t’ia vështirësuar jetën qeverisë. Shpejt do të sillet marrëveshja për Demarkacion në Kuvend dhe ne e kemi thënë që nëse kjo gjë ndodh, do të kundërshtojmë edhe më fuqishëm se deri tani. Se çfarë do të jenë ato, do të diskutohet në Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Në qoftë se kjo qeveri tenton ta kontrabandojë këtë marrëveshje, përgjegjësia për radikalizim do të bie mbi të”, tha ajo.
Haxhiu ka thënë se Vetëvendosja është duke u forcuar dhe për bindjen e saj, në një të ardhme të afërt, do të jetë partia më e madhe në vend, njofton Klan Kosova.
“Njerëzit që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive kanë mbetur në PDK dhe nuk kanë vend në Vetëvendosje. Është e vërtetë që ne jemi në proces zgjedhor. Është po ashtu e vërtet se ne po rritemi dhe zgjerohemi. Shumë shpejtë do të jetë subjekti i parë politik në vend”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze