Takimi Rama-Basha nuk ka prodhuar asnjë kompromis. Kryeministri ishte i pari që foli për mediat në përfundim të tryezës me kreun e opozitës, që u mbyll rreth orës 20:00.
“Fatkeqësisht nuk e bindëm dot Partinë Demokratike për të votuar së bashku draftin e nënshkruar bashkarisht. Më vjen mirë t’u them të gjithë shqiptarëve sot që bëra t gjitha përpjekjet e mundshme, i bëmë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’u dhënë kundërshtarëve tanë mundësi reale kompromisi pa cënuar përmbajtjen thelbësore të projektit”, tha Rama.
Kryeministri tha se në tryezë është shkuar me një plan të ofruar nga ekspertët e huaj për të lehtësuar dialogun dhe afrimin e qëndrimit mes palëve.
“Ne e kishim pranuar 100 përqind këtë plan, ku përfshihej edhe shumica e cilësuar e 2/3 që është kërkuar pa pushim nga Partinë Demokratike pas leximit të parë të raportit të Venecias”, tha ai.
Por as kjo, sipas Kryeministrit nuk bindi Partinë Demokratike, që Rama thotë se e priste.
“Për habinë e shumëkujt, por jo timin, PD e refuzoi këtë ofertë që barazon shumicën dhe opozitën në përzgjedhjen e kandidatëve në sistemin gjyqësor. Nuk hyj tek ata që mendojnë se Partia Demokratike e do reformën e drejtësisë. Partia Demokratike nuk ka lënë gur pa lëvizur për ta zvarritur këtë reformë dhe për të ndryshuar thelbin e saj”, u shpreh ai.
Shefi i Qeverisë thotë se me këtë takim u jepet fund justifikimeve të opozitës për të mos e votuar reformën.
“Për sonte mbrapa PD nuk mund t’u tregojë dot as shqiptarëve, as Brukselit, as Uashingtonit asnjë arsye që të justifikojë mosvotimin e reformës”, deklaroi Rama.
Në këto kushte, maxhoranca nuk do të presë më Partinë Demokratike për këtë reformë, por as mbylljen e derës së kompromisit të minutës së fundit.
“Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë në rrugën e vetme që kemi, por deri ditën e votës në Parlament, ka plot orë dhe jo pak ditë që demokratët të mos e humbasin bashkë me këtë tren. Pas këtij takimi, reforma do të shkojë drejt e në sallën e Parlamentit”, tha ai./tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit