LAJMI I FUNDIT:

A mund të jetë i vërtetë ky Lamborghini Rat Rod? (Foto)

A mund të jetë i vërtetë ky Lamborghini Rat Rod? (Foto)

Çfarë mund të ndodhë nëse dy dizajnerë, e kalojnë pasditen duke shikuar garën në mes të Lamborghinit dhe Rat Rod?

Sigurisht një super-veturë e pakrahasueshme, që mbanë emrat e të dyjave, transmeton Telegrafi.

Lamborghini Rad Rod 2


Sipas një raporti të Carbuzz, shokët dhe dizajnerët Pawel Wisniewski dhe Jan Slapins, kanë gjetur inspirim nga këto dy vetura që të nxjerrin një model të mahnitshëm.

Pos që të dyja kanë përbërje me kualitet të lartë, bashkimi i tyre në një model të vetëm, i japë një dimension tjetër dukjes së veturave.

Lamborghini Rad Rod 4

Lamborghini asnjëherë nuk ka zhgënjyer në modelet bashkëkohore, që kanë linja shumë dramatike, kurse Rat Rod ka arritur t’i modernizojë modelet e viteve të 1940-ta dhe atyre të fillim viteve të 1960-ta.

Nuk dihet nëse kjo mbetet vetëm koncept, apo në të ardhmen mund të shohim një veturë të këtillë, që i bashkon dy epoka të prodhimit. /Telegrafi/