Ditë më parë Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, kishte kërkuar hetimin e pasurisë së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke u bazuar në transaksionin e shtijes së shtëpisë së tij, të cilin nuk e kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).
Gazeta “Bota sot” është interesuar nëse Prokuroria do të merret me hetimin e pasurisë së Thaçit dhe asaj se a është hetuar transaksioni i fundit i Thaçit që nuk është deklaruar në AKK-së.
Liridona Kozmaçi, zëdhënëse e Prokurorit të Shtetit, thotë se në këtë rast nuk ka elemente të veprës penale pasi, Presidenti Thaçi, në kohën kur e ka deklaruar pasurinë për periudhën e paraparë nga AKK-ja nuk e ka pasur të shitur shtëpinë dhe të njëjtën e ka të deklaruar si pronë të tij – shtëpi në ndërtim.
“Ju informoj se për rastin që keni pyetur bazuar në informatat që ka Prokurori i Shtetit, nuk ka elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pasi që Presidenti Thaçi, në kohën kur e ka deklaruar pasurinë për periudhën e paraparë nga AKK-ja nuk e ka pasur të shitur shtëpinë dhe të njëjtën e ka të deklaruar si pronë të tij – Shtëpi në ndërtim”, thotë Kozmaqi për “Bota sot”.
Ndryshe, pas publikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, nga ana e Agjencisë Kundër korrupsion, Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, në një shkrim me titulli “Matematika e Presidentit”, u mor me shitjen e shtëpisë së Thaçit, duke kërkuar hetimin e trancakcionit.
“Më 2010, Hashim Thaçi ka deklarua se ka shitur shtëpinë në Arbëri për 260,000 euro. Me ato para i ka ble 15.75 ari tokë në Veternik në vlerë prej 157,000 euro. Atyre 103,000 eurove të mbetura ja ka shtu edhe 100,000 euro kredi dhe ka filluae ndërtimin e një shtëpie 700 m2 në vlerë prej 203,000 eurosh. Shtëpia së bashku me tokën kap vlerën e 360,000 euro.
Rastësisht, një javë më parë, del Rrahim Pacolli, një mik i familjes në biznes dhe politikë, edhe ja blenë shtëpinë tashmë Presidentit për 360,000 euro. Rrafsh sa e ka deklaru Presidenti në AKK, as ma pak e as ma shumë. Madje, sipas kësaj matematike, del që në këtë transakcion Presidenti ka “humb” së paku nja 15,000 euro, ngase nuk e ka llogaritë kamaten e kredisë.
Por, për shkak se deklarimi i pasurisë është përmbyll para disa javësh, Presidenti nuk e përfshin këtë transakcion në formularin për deklarimin e pasurisë.
E kështu, me një transakcion, e mbulon komplet prejardhjen e pasurisë, ani pse shtëpia prej 700 m/2 eshte vetem ndertim i vrazhdë dhe objekt i futur nen kulm.
Ne kete menyre, deklarimi ne AKK shndërrohet ne proces te legjitimimit, pa asnje proces hetimore per prejardhjen e pasurise dhe verifikimit te vlerave te deklaruara.
Ne fushatën e zgjedhjeve parlamentare 2014, kur Behxhet Pacolli deklaroi se ka me ja ble shtëpinë Jakup Krasniqit, u kthy pas pak ditësh dhe tha se nuk mer pjesë në pastrim të pasurisë së Jakupit. Tash, Pacolli tjetër, a e pastroi pasurinë e Presidentit?
Ne secilin vend me sundim te ligjit, ky transakcion do te hetohej. Tek e fundit, neper keso tranakcionesh mediat nderkombetare e nderlidhen Putinin me pasurine miliardeshe te publikuar ne ‘Panama Papers’”, kishte shkruar Demi në profilin e tij në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet