Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi sot në Vjenë ka prezantuar para bizneseve austriake potencialin që ka bujqësia në Kosovë. Këtë gjë ai e ka bërë në kuadër të Forumin e Tregtisë dhe Investimeve, organizuar nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, në të cilin kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ministrat Enver Hoxhaj, Blerand Stavileci, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.
Krasniqi në fjalën e tij prezantoi të arriturat dhe sfidat në bujqësi si dhe mbështetjen që Qeveria e Kosovës ka dhënë ndër vite. Ai potencoi se bujqësia është një nder prioritet kryesore të qeverisë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
“Natyrisht se ne jemi vend i vogël me territor dhe popullatë dhe për dike edhe mund të duket e pafavorshme. Por ne kemi ende tokë që pret të punohet që ka mjaftë potencial dhe gjithashtu kemi një popullatë të re të gatshme për punë”, tha nder të tjera ai para përfaqësuesve të bizneseve.
Ministri Krasniqi theksoi se duke parë potencialin që ka bujqësia në ekonominë e vendit, janë rritur dukshëm investimet nga shteti.
”Vitin e kaluar 43 milionë euro i kemi ndarë për fermerët dhe agrobizneset. Këtë vit kemi planifikuar 46 milionë euro, dhe po flas vetëm për buxhetin e ministrisë, pa përmendur edhe buxhetet që ndajnë komunat. Ky buxhet përben gati 5 % të buxhetit total të vendit. Vitin e kaluar vetëm me buxhetin tonë kemi siguruar 2500 vende të reja pune e sivjet presim të punësohen rreth 3000″, theksoi ministri.
Ai theksoi edhe disa nga nen sektorët me më potencial në vend, e për të cilat tha se rezultatet janë mjaftë të mira.
”Pemët, perimet, qumështi dhe mishi mbeten sektorët potencial për Kosovën dhe mendoj se mund të jemi edhe më shumë në tregun evropian, aq më tepër tash që kemi nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim”, ka thënë ministri duke shtuar se janë mbi 2500 produkte bujqësore nga Kosova që përfitojnë nga kjo marrëveshje duke iu hequr tarifat doganore.
Ai theksoi se ka një rritje të eksportit të prodhimeve bujqësore, por prioritet kryesor tha se mbetet zëvendësimi i importit për shumë produkte bujqësore që prodhohen në Kosovë dhe kanë cilësi.
Duke theksuar potencialin në këta sektorë, nevojën për prodhim edhe më të madh ministri Krasniqi ftoi bizneset austriake që të konsiderojnë mundësitë për investime në Kosovë në sektorin e bujqësisë. Përveç tjerash ai theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në një agjendë që do të krijojë më shumë mundësi për investime. Në këtë drejtim ai përmendi planin që mbi 20 mijë hektarë tokë bujqësore e pa privatizuar të dalë në pronësi të Qeverisë dhe që ajo më pas të jepet për investime strategjike në këtë sektor.
Krasniqi theksoi edhe disa nga sfidat që përballet bujqësia në Kosovë, siç është mungesa e sistemeve të ujitjes, fragmentarizimi i tokave dhe infrastruktura e mangët rurale.
Për këto të tria ai tha se po punohet edhe me donatorë ndërkombëtarë që të bëhen investime të mëdha në mënyrë që të ketë një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.
Ministri Krasniqi shtoi se Qeveria e Kosovës, por edhe ai personalisht, do të jenë të gatshëm të ndihmojnë çdo investitorë, duke eliminuar burokracinë dhe qasjen në çdo aspekt tjetër që lidhet me funksionimin e bizneseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos