LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon të diskutohet për Maqedoninë në BE si ”çështje sigurie”

Gjermania kërkon të diskutohet për Maqedoninë në BE si ”çështje sigurie”

Për së dyti herë, republika federative e Gjermanisë është duke tentuar që Maqedoninë ta futë në temë dite në Këshillin për punë të jashtme të BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky tentim vjen për shkak krizës politike që e ka shkundur vendin. Ministri i jashtëm gjerman, Frank ëalter Steinmeier, është duke tentuar që Maqedoninë ta futë në diskutime për „çështje sigurie“, bën të ditur korrespondenti i AIM-së nga Brukseli.

Më 23 maj të këtij viti, Gjermania kishte një mbështetje britanike për të njëjtin qëllim, por që dështoi, pasi që ministri gjerman mungoi në mbledhjen e Këshillit për Çështje të Jashtme./Telegrafi/