LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i hebreut të cilit Prishtina i ka lënë më shumë përshtypje se Vjena e Dubrovniku

Rrëfimi i hebreut të cilit Prishtina i ka lënë më shumë përshtypje se Vjena e Dubrovniku

Jared Sapolsky është anëtar i Tribe, një grup që fuqizon hebrenjtë e rinj për të ndërtuar komunitetin në zonën e madhe të New York-ut.

Më poshtë janë reflektimet e tij – pjesët kryesore – mbi udhëtimin e tij të parë në Kosovë dhe për konferencën e Interfaith, të mbajtur ditë më parë në Kosovë, përcjell Telegrafi.

——————————————————————-


Kam kaluar dhjetë ditët e fundit duke udhëtuar nëpër Evropë. Edhe pse grupi im ka arritur të shkojnë në gjashtë vende të ndryshme, udhëtimi ynë erdhi për shkak të një ftese në konferencën vjetore të Interfaith në Kosovë, e mbështetur nga Qeveria e Kosovës. Me pak fjalë, ishte e pabesueshme.

Si amerikanë, ne ndonjëherë gjykojmë para kohe, pa fakte.

Në ditët që po zhvillonim rrugëtimin, New York Times botoi një artikull që nxirrte në pah ndikimin që vendet e Gjirit Persik kanë pasur në Kosovë, dhe rreth një pjese të vogël të shoqërisë të cilët iu ishin bashkuar grupeve ekstremiste jashtë vendit.

Ulur në një avion mbi Atlantik, rrugës për në shtëpi në New York, kujtimet e mia të preferuara të udhëtimit nuk janë nga Dubrovniku, e as nga Vjena.

Kujtimet e këtyre 10 ditëve të fundit që padyshim do të qëndrojnë me mua përgjithmonë janë ato nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës.

Unë ende nuk mund të besoj se si ministri i Jashtëm (në detyrë), Petrit Selimi erdhi personalisht për të mirëpritur grupin tonë para fillimit të konferencës dhe vazhdoi që në korridore të kërkojë mendimet tona.

Unë nuk mund të besoj se si stafi i tij na bëri të ndjehemi si në shtëpi dhe se si ne mundem të takojmë, jo një, por dy fitues të çmimit Nobel.

Unë nuk mund të besoj se si një vend me shumicë myslimane ka “përqafuar” në atë mënyrë amerikanët dhe hebrenjtë – dhe se si unë u ndjeva aq rehat derisa po flisja në lidhje me identitetin tim – me të gjithë ata që kam takuar.

Që nga momenti që kemi ardhur në Kosovë, ne u përshëndetem nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme, të cilët rezervuan udhëtimin tonë sikur të ishim për një kohë të gjatë “anëtarë të familjes”.

Ishte një miqësi e menjëhershme në mes të anëtarëve të Tribe dhe pjesëmarrësve të konferencës Interfaith Kosova nga e gjithë bota.

E lash konferencën me sytë e mi të “rihapur” dhe me shpresë për të ardhmen. Unë gjithashtu u largova me shumë mëdyshje se kurrë, rreth asaj që kishin shkruar mediat së fundmi.

Pse duhet Kosova të kritikohet në mënyrë disproporcionale, kur ajo është një mbështetës i patundur i Amerikës? Në një kohë kur jemi në kërkim të një aleati mysliman, këtu është një vend me një popullsi që është 80% myslimane, popull, shumica dërrmuese e të cilit vend na do.

Aty është një statujë e Bill Clinton në qendër të qytetit. Kosova ka memorialin e Holokaustit, jashtë ndërtesës së Parlamentit, me gjithë popullsinë shumë të vogël.

Kuptova se më shumë flitet anglisht në Prishtinë se në Vjenë.

Në vitin e pestë me radhë, Konferenca Interfaith në Kosovë ka pasur pjesëmarrjen më të madhe deri më tani, rreth 300 veta, duke e bërë atë një nga konferencat më të rëndësishme të Interfaith në botë.

Kosova është aq shumë përpara në krahasim me vende të tjera dhe një aleat natyral me shumicë myslimane për Shtetet e Bashkuara. Ajo ka një popullatë të re, mosha mesatare e së cilës është 28 vjeç, dhe një të ardhme të ndritshme përpara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori