LAJMI I FUNDIT:

Phab 2 Pro është fableti i parë i Project Tango?

Phab 2 Pro është fableti i parë i Project Tango?

Vetëm pak ditë para konferencës Lenovo Tech World, kanë filluar thashethemet për mundësitë dhe bashkëpunimet e Lenovos me partnerët teknologjik të kompanisë.

Edhepse Lenovo së fundi ka lansuar Motorola G4, G4 Plus dhe G4 Play në Indi, duket se befasi të reja priten të vijnë nga e njëjta kompani.

Detajet dhe informatat zyrtare nuk janë të ditura, megjithatë sipas spekulimeve, Project Tango, projekti i parë i këtij lloji do të jetë bashkëpunim i Lenovos dhe Google.


Sipas Evan Blass apo @evleaks në Twitter, Project Tango është një fablet nga Lenovo i njohur tashmë si Phab 2 Pro. Kjo pajisje pritet të ketë ekran 6.4 inç dhe ekran Quad HD.

Pas disa viteve në punë ‘pas skenës’ dhe disa shfaqjeve të prototipeve, Tango duket se është në kohë të përshtatshme për t’u shfaqur në publik.