LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër mbahet konferencë bankare për sistemin e pagave

Në Ohër mbahet konferencë bankare për sistemin e pagave

Përfaqësues nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), bankave qendrore të Shqipërisë, Bjellorusisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Ermenisë, Kosovës, Moldavisë, Marokut, Polinisë, Rumanisë, Sllovakisë, Kroacisë, Malit të Zi, Çekisë, si edhe përfaqësues të bankave afariste, rregullatorë të infrastruktruës së tregur finansiar, të Maqedonisë, marrin pjesë në punën e Konferencës së nëntë për sistemin e pagave, që mbahet në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë, në bashkëpunim me bankat qendrore të Holandës dhe Portugalisë, në tre ditët e ardhshme do të diskutohen tema të përforcimit të kapaciteteve të pjesëmarrësve, do të diskutohen tema për gjetjen e përgjigjeve të duhura ndaj sfidave më të reja, në sferën e pagesave që dalin nga zhvillimi teknologjik, risitë dhe ndryshimet në strukturën rregullatore, si në nivelin kombëtar dhe evropian, ashtu edhe në atë botëror./Telegrafi/