Vera sa s’ka ardhur. Ja cilat ushqime të shëndetshme verore mund t’i shtoni në menynë tuaj
Misri
Asgjë nuk e simbolizon më mirë verën, sesa shtalpët e pjekur. Dhe, a e keni ditur se dy antioksidues që gjenden në misrin e freskët – luteina dhe zeaksantina — ndikojnë në formimin e pigmenteve në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga rrezet e dëmshme të diellit? Të njëjtit antioksidues mund t’ju mbrojnë nga sëmundja e syve, që paraqitet në pleqëri, e që quhet degjenerim makular. Kjo sëmundje është shkaktari kryesor i verbërisë te më të moshuarit se 60 vjet.
2. Kafja e ftohtë, me akull
Një kafe e këtillë është mënyrë e përkryer për ta filluar ditën gjatë verës. Është parë se një filxhan kafe në ditë, na mbron nga kanceri i lëkurës. Një studim ka treguar se, ato gra që pinë një filxhan kafe në ditë, e zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i lëkurës për 10%. Kafja e dekafeinuar nuk është parë ta ketë efektin e njëjtë.
3. Qershitë e tharta
Këto pemë kanë dobi të shumta. Mund të keni dëgjuar se konsumimi i lëngut të qershive të tharta ndihmon që të flini më mirë. por, a e dini se këto qershi mund t’ju ndihmojnë që të dobësoheni më shpejt? Kjo është parë edhe në studimet e bëra me minj. Antocianinet që gjenden në qershitë e tharta aktivizojnë një molekulë e cila ndihmon në shkrirjen e dhjamit.
4. Domatet
Nuk ka fjalë se kremi me faktor mbrojtës është më se i domosdoshëm për mbrojtjen e lëkurës gjatë verës. Por, ngrënia e domateve mund t’ua ofrojë një ndihmë shtesë. Likopeni, substanca e cila i bën domatet e kuqe, e mbron lëkurën nga rrezet e diellit, transmeton Kosova Sot. Por, suplementet e likopenit nuk është parë ta kenë efektin e njëjtë.
5. Shalqiri
Duke qenë të hidratuar, do ta keni një memorie të mirë dhe një disponim stabil. Hidratimi po ashtu ndihmon organizmin që të ftohet gjatë temperaturave të larta (me anë të djersitjes). Lajmi i mirë është se nuk duhet të pini vetëm ujë. Ju mundeni edhe ta hani atë: bostani përmban deri në 92 ujë. Studimet tregojnë se konsumimi i ushqimeve të pasura me ujë, na bën që të ndihemi të ngopur, duke konsumuar më pak kalori.
6. Çaji me akull
Te ne zakonisht pihet çaji i valë edhe gjatë verës, por në disa raste çaji me akull ta ofron një freski me të vërtetë të nevojshme. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i çajit na mbron nga sëmundja e Alzheimerit dhe diabetit, si edhe bën që të kemi dhëmbë dhe mish të dhëmbëve më të shëndoshë. Pse? Çaji është i pasur me antioksiduesit që quhen flavonoide. Shtimi i limonit, apo lajmesë, ndihmon në ruajtjen e flavonoideve në çaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025