LAJMI I FUNDIT:

QKUK s’ka para për servisim të aparateve mjekësore

QKUK s’ka para për servisim të aparateve mjekësore

Rreth 50 pacientë për çdo muaj detyrohen të shkojnë në spitale private për t’i thyer gurët në veshka nga 250 deri në 300 euro apo t’i durojnë dhimbjet që u shkaktohen nga ta derisa aparati për thyerjen e gurëve në veshka nuk punon në QKUK tash e disa muaj.

Ka disa javë që Ragip Hyseni, nga Skenderaj, duke mos duruar dhimbjet që i shkaktojnë gurët në veshka përdor terapi pa ndërprerë, shkruan “Zëri”.

41-vjeçari ka treguar se dhimbjet ishin shumë të mëdha, ndërkaq një doktor që punon në Klinikën e Urologjisë i ka thënë se ato mund t’i thyejë përmes rrezatimit. Por aparatura ESWEL, e cila përdoret për thyerjen e gurëve në veshka është jashtë funksionit që nga dhjetori i vitit të shkuar dhe për pasojë ai po pret që të mundë t’i nënshtrohet intervenimit.


“Doktori më ka thënë të përdor terapi. Kjo nuk konsiderohet urgjente. Por në momentin që më lëshon terapia, dhimbjet janë shumë të mëdha dhe shpesh të padurueshme”, thotë Hyseni.

Pacienti vendos t’i durojë dhimbjet, nuk i ka 300 euro për intervenim

Ai ka thënë se për këtë tretman në një klinikë private në Prishtinë i janë kërkuar 300 euro.

“Këto nuk janë pak para. Sidomos për një punëtor krahu si unë, që fitoj nga 10 deri 15 euro në ditë”, shprehet ai.

Burri nga Drenica thotë se s’ka tjetër zgjidhje pos të presë rregullimin e aparatit, qoftë edhe t’i durojë dhimbjet. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori