LAJMI I FUNDIT:

Johannes Haindl të martën në Maqedoni

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Maqedoninë, Johannes Haindl sërish vjen në Maqedoni, kanë konfirmuar për 24Vest, burime partiake nga katërshja partiake, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve ai do të arrijë ditën e martë dhe do të ketë takime me liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”.

Një pjesë e takimeve do të mbahen të mërkurën. Nuk përjashtohet mundësia që Haindl të bëjë përpjekje ti ul liderët partiak në një takim të përbashkët./Telegrafi/