Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, duke shprehur kënaqësinë për vizitën dyditore në Maqedoni dhe në Bosnje e Hercegovinë tha se “kam kënaqësi të madhe që përsëri pas një shekulli ndjehet kaq qartë dhe që është kaq e prekshme dhe e dukshme prania e Turqisë në Ballkan”.
Kurtulmuş i cili ditë më parë mori pjesë në ceremonitë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup si dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS), ai iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ambasadën e Turqisë në Sarajevë, raporton AA.
Duke vënë në dukje se pozita gjeografike e Ballkanit ka jetuar përafërsisht 6 shekuj nën qeverisjen e drejtë të Perandorisë Osmane, Kurtulmuş u shpreh se “në këtë zonë të gjerë gjeografike për shekuj me radhë kanë jetuar në paqe dhe unitet njerëz të besimeve të ndryshme, njerëz me përkatësi etnike të ndryshme dhe nga kombe të ndryshme”.
Duke vënë në dukje se universitetet në Shkup dhe Sarajevë janë një prej simboleve më të bukura të bashkimit me popujt e Ballkanit, Kurtulmuş u shpreh se që të dyja janë projekte shumë të suksesshme.
“Ditën e premte isha i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Shkup, ku morëm pjesë në ceremoninë e diplomimit të afërsisht 150 studentëve. Ishte një ceremoni multikulturore, me një strukturë multietnike e mozaikut të Ballkanit. Ne ishim pjesëmarrës në ceremoninë e gëzueshme të atyre studentëve shumë të suksesshëm që përgatiten në atë universitet për të hedhur hapat e parë në jetë. Gjithashtu patëm një kënaqësi të madhe që Turqia ndodhej e pranishme në Shkup, në Maqedoni, madje edhe me një projekt të tillë të suksesshëm”.
Gjithashtu duke rikujtuar se edhe ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit në universitetin në Bosnje, Kurtulmuş tha se “Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës në këtë kuptim është me të vërtetë një universitet mozaik Ballkanik. Shpreh kënaqësinë time të madhe që edhe këtu është i pranishëm një projekt i suksesshëm”.
Kurtulmuş ndër të tjera ka shpjeguar se në themelimin e universitetit në Bosnje ka patur edhe ai kontribut, ku gjatë vizitës së tij në vitet 2000 është interesuar se “çfarë mund të bëhet këtu, çfarë kontributi mund t’iu ofrohet boshnjakëve”. Më pas me Ministrinë e Kulturës të asaj periudhe u dakorduan në idenë për ngritjen e një universiteti.
“Kam kënaqësi të madhe që përsëri pas një shekulli ndjehet kaq qartë dhe që është kaq e prekshme dhe e dukshme prania e Turqisë në Ballkan. Shpresoj që këto marrëdhënie të jenë përgjithmonë. Përsëri në këtë pozitë gjeografike si një adresë e qetësisë, paqes, mirëqenies do të zhvillohen vazhdimisht marrëdhëniet mes Turqisë dhe Ballkanit”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij zëvendëskryeministri turk Kurtulmuş.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Tërmet në Shqipëri

Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

KDI kërkon ndërhyrjen e Presidentes: Seancat e Kuvendit janë bërë të pakuptimta pa marrëveshje politike

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit