LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Alit: Zemra i punoi babait edhe 30 minuta pasi organet u ndalën

Vajza e Alit: Zemra i punoi babait edhe 30 minuta pasi organet u ndalën

Legjenda e boksit, Muhamed Ali, mund të themi lirisht se jetoi si kampion, dhe vdiq si kampion.

Ali vdiq mëngjesin e të shtunës në moshën 74 vjeçare për shkak të një shoku septik, pasi u hospitalizua disa herë për sëmundje me frymëmarrje.

Vajza e tij, Hana Ali, ka shkruar për momentet e fundit të jetës së babait, duke përmendur faktin se zemra e tij punoi edhe për 30 minuta pasi organet tjera iu ndalën, shkruan Telegrafi.

“Zemrat tona po dhembin, por ne jemi shumë të lumtur që babai është i lirë tani”.


“Ne të gjithë provuam të qëndrojmë të fortë, i kemi pëshpëritur në vesh: ‘Mund të shkosh tani. Ne do të jemi në rregull. Të duam, faleminderit. Tash mund të kthehesh te Zoti’”.

“Të gjithë prej nesh ishim përreth tij duke e puthur dhe përqafuar dhe duke ia mbajtur duart, dhe duke u lutur për të (sipas fesë islame). Të gjitha organet e tij u ndalën, por zemra nuk i ndalte së rrahuri. Për 30 minuta… zemra e tij vetëm rrihte pa ndalë. Askush nuk ka parë më herët një gjë të tillë. Një dëshmi e vërtet e fuqisë së shpirtit dhe vullnetit të tij. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe përkrahjen”, potencoi vajza e Alit në shkresën e sa në rrjetet sociale. /Telegrafi/