Në muajin maj 36 kosovarëve u ka rënë “pika në tru”. Kjo nuk është vetëm një shprehje mes qytetarësh, por një shqetësim në rritje dhe një nga shkaqet kryesore për vdekjen e pacientëve me probleme neurologjike në Kosovë.
Gjendja e rëndë socio-ekonomike, stresi e telashet tjera me dinamikën e jetës kanë bërë që në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, 124 pacientë të përfundojnë me vdekje nga sulmi në tru, në katër muajt e kaluar të 2016-ës.
Ndërkohë që në vitin e kaluar që nga janari e deri në dhjetor rreth 332 pacientë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë aksidentit vascular trunor siq njihet në gjuhën mjekësore, shprehja “pika në tru”.
Sipas të dhënave zyrtare nga Klinika e Neruologjisë dhënë Gazetës Fjala për vitin 2014, 308 pacientë kanë vdekur nga kjo arsye.
Ndërkohë që për vitin 2013, në këtë klinikë kanë qenë të hospitalizuar 1,115 raste të pacientëve me këtë sëmundje, prej te cilëve 228 kanë përfunduar me vdekje.
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, shpjegon se cilat janë arsyet të cilat qojnë deri të sulmi në tru.
“Problemet me sulmin në tru janë pasoja e problemeve paraprake të pacientëve që lëndojnë nga sëmundje e zemrës, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e pezmatimit të enëve të gjakut. Sëmundjet sistemike të enëve të trupit dhe përqindja më e vogël i mbetet atyre anomalive
Sipas specialistit të Neurologjisë, stresi, veset e këqija, tensioni i lartë, yndyrat e larta, dinamika jetësore, si dhe faktorët klimatik janë ndër shkaktarët kryesor që qojnë në sulmin në tru.
Ndryshe vdekshmëria nga kjo sëmundje në Kosovë është në vendin e tretë nga shpeshtësia e shfaqjes.
Shoqata e Neurologëve të Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kohë më parë kanë vënë në pah nevojën e vetëdijesimit të popullatës por edhe të personelit mjekësor për masat parandaluese të kësaj sëmundjeje dhe njëkohësisht kërkon nga autoritete shtetërore rritjen e mbështetjes për profesionistët në luftë kundër kësaj sëmundjeje.
Ndërkohë që sipas Organizatës botërore të Shëndetësisë rreth 15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç.
Hemorragjia ndodh kryesisht në moshat mbi 60-vjeç. Rreth 15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç. Pacientët që arrijnë të mbijetojnë dhe të përmirësohen brenda 48 orëve, kanë shanse të mira për jetesë.
Ndryshe, në Kosovë vdekshmëria nga kjo sëmundje, është në vendin e tretë, krahasuar me vendet e zhvilluara që është zhvendosur në vendin e katërt për nga vdekshmëria./Gzeta Fjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFC Maqedoni, gishtat me i lëpij
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë – arrestohen 10 persona
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët