LAJMI I FUNDIT:

Alajdin Demiri: Federalizimi si ide, ekziston ende te shqiptarët

Alajdin Demiri: Federalizimi si ide, ekziston ende te shqiptarët

Sipas analisti politik, Alajdin Demiri nuk ekziston ndonjë marrëveshje midis opozitës maqedonase me partive shqiptare për federalizimin e Maqedonisë, por vlerëson se kjo tezë përdoret për të zëvendësuar tezën tjetër të Shqipërisë s Madhe. Demiri thotë se ideja e federalizmit është e ende e pranueshme te subjektet politike shqiptare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse e mbajmë mend mirë propozimin e PDSH-së gjatë ditëve të fundit në lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos, që të ri finalizohet ku u kërkua një Parlament dy dhomësh. Ajo ide te shqiptarët jeton si mënyra e vetme për t`u zgjidhur çështja shqiptare në Maqedoni”, deklaron Alajdin Demiri.

Ndryshe, OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në se ka bërë pazarlliqe me partitë shqiptare, për federalizimin e Maqedonisë./Telegrafi/