LAJMI I FUNDIT:

Ristoska: Pagat e PSP-së janë brenda kuadrit ligjor, buxheti kaloi edhe në Kuvend

Ristoska: Pagat e PSP-së janë brenda kuadrit ligjor, buxheti kaloi edhe në Kuvend

Të gjitha pagat në Prokurorinë Publike Speciale llogariten sipas ligjeve dhe nuk e tejkalojnë këtë kornizë, tha Lençe Ristoska, zëdhënëse e PSP-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo sot u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me punën e PSP-së. Në lidhje me shpenzimet e prokurorisë, Ristoska u përgjigj se ata janë brenda kornizave të buxhetit të caktuar e sjellur si Ligj në parlament, për çka do të vijojë raporti nga PSP përmes planit financiar para deputetëve.

Ristoska konfirmoi se prokurorët marrin përfitime shtesë për të cilat ekzistojnë fatura tatimore.


‘Shpenzimet janë në kuadër të planit financiar të miratuar nga Parlamenti dhe nuk i tejkalon këto kufizime. Në planin financiar do ketë edhe shpenzime për objektet të cilat janë të vendosur, dhe nga shtatori do të punojmë në objektin e ri’, njoftoi Ristoska. /Telegrafi/