LAJMI I FUNDIT:

A u realizuan idealet e luftëtarëve të lirisë?

A u realizuan idealet e luftëtarëve të lirisë?

Sonte në emisionin “Rruga drejt”, të Alsat-M në këtë temë debatojnë ish luftëtarët dhe deputetët Ruzhdi Matoshi, Abedin Zymberi dhe Fatmir Limani, ish luftëtar dhe funksionar aktual shtetëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ja se çfarë mendojnë ata:

Fatmir Limani:


Luftëtarët as që e kanë ëndërruar se do të jenë funksionarë shtetërorë, se do të flasin shqip në kuvend, se do të shohin tabela rrugore në gjuhën shqipe. Luftën e filluam për bashkimin e trojeve, por si rezultat i presioneve ndërkombëtare, për shkak se faktori amerikan nuk deshi prishjen e kufijve, lufta u shndërrua në luftë për bashkëjetesë brenda këtij shteti.

Abedin Zymberi:

Ishim të detyruar të bëjmë luftë për shkak të diskriminimit që u bëhej shqiptarëve. Por politika e dobët e pasluftës i humbi vlerat e asaj lufte, dhe i dëmtoi më së tepërmi ish luftëtarët e lirisë dhe familjarët e tyre. Shpërbërja e strukturës ushtarake ishte gabim, nuk duhej të ishte formuar parti nga ish luftëtarët.

Ruzhdi Matoshi:

Luftërat e shqiptarëve në Ballkan ishin për ta vënë drejtësinë në vend dhe duhej të rezultojë me barazinë e plotë të dy bashkësive në Maqedoni. Fitorja në fushëbetejë nuk u shndërrua në kapital politik, për shkak të dobësisë së përfaqësuesve politik të cilët nuk arritën ti materializojnë kërkesat e shqiptarëve.

/Telegrafi/