LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Shkrimi në New York Times është paragjykues

Veseli: Shkrimi në New York Times është paragjykues

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , ka thënë se ekstremistët duan ta armiqësojnë botën dhe t’i shkatërrojnë kulturat botërore. Këto fjalë ai i tha në mbylljen konferencës ndërfetare të mbajtur në Prishtinë, “Interfaith Kosova”, ku ndau një çmim për dialog fetar, njofton Klan Kosova.

“Është koha që edhe më shumë të bashkohemi rreth vlerave tona liberale dhe demokratike. Është koha që t’ju tregojmë ekstremistëve që religjionet janë vlerë e jona dhe instrument i tyre. Religjioni është tepër i rëndësishëm për ta lënë në dorën e ekstremistëve. Është koha e fitores së humanizmit liberal”, ka thënë ai. “Republika e Kosovës është nj vend i vogël, por ka pasur rastin ta trashëgojë një traditë të mirëkuptimit dhe jetesës së përbashkët të religjioneve të ndryshme.

Më tej, kryetari i PDK-së ka përmendur vlerat e shoqërisë kosovare, duke marr shkas edhe nga ngjarjet historike që sipas Veselit e pasurojnë kulturën tonë dhe jetesës në tolerancë.


“Është historia e një vendi ku janë takuar perandoritë dhe kulturat e ndryshme. Sot vendi ynë mburret që është pjesë e kësaj historie. Vendi jon krijoi identitetin multireligjioz që mbart në vete shumë religjione dhe mirëkuptim.Jemi krenarë për këtë traditë dhe kjo traditë është në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen, që është vizion evropian dhe euroatlantik. Nuk kemi asnjë vizion përpos kësaj. Qytetarët e Kosovës janë pro perëndimor,” ka thënë Veseli.

Në këtë ekspoze nuk ka mbetur pa u përmendur edhe artikulli i shumë përmendur i New York Times për Kosovën, ku cilësohet si vend i plleshëm me ekstremizmin. Këtë raport e Veseli e ka quajtur paragjykues dhe si rezultat i disa njerëzve që me qëllim apo pa qëllim po e portretizojnë Kosovën kështu.

“Kohëve të fundit jemi përballur me një tendencë herë të qëllimshme herë jo për ta paraqitur Kosovën si vend të pëlleshëm për ekstremizmin. Kjo nuk është e vërtetë , është perceptim, paragjykim dhe kjo kurrë nuk i ka kontribuar paqes mes njerëzve” ka përfunduar Veseli. /KlanKosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori