Takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës i cili u diskutua të mbahet këtë javë, është shtyrë për javën e dytë të qershorit, për shkak të përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti i Sali Berishës. Megjithatë, komunikimi nuk u ndërpre nga ky vendim. Demokratët nuk e pranuan si vendtakim të përshtatshëm sallën e hartave në Kryeministri, e as propozimin e parë të qeverisë që takimi të kryhej këtë të enjte. Kjo do të ishte një ditë që rivalizonte atë të seancës plenare, që demokratët kishin marrë vendim për ta bojkotuar. Të hënën, të dyja palët ranë dakord në parim me propozimin e Kryeministrisë, që takimi të zhvillohet më 6 qershor, ora 17:00, te Pallati i Kongreseve. Por kjo është vetëm në parim. Mësohet se stafet e dy partive nuk kanë komunikuar që nga e hëna për të caktuar modalitetet thelbësore: formatin e takimit dhe axhendën e tij, siç ka kërkuar stafi i kryetarit të Partisë Demokratike.
Ekspertë të opozitës që kanë marrë pjesë në takime të ngjashme, si ai i arritjes së marrëveshjes së 2002-shit mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, thonë se takime të këtij niveli kërkojnë një përgatitje shumë të mirë, madje edhe me draft marrëveshje të rakorduar paraprakisht. Një rol të tillë atëherë e kanë kryer ambasadorët e OSBE-së dhe Këshillit të Europës, Geert Ahrens dhe Jorgen Grunet, ndërsa tani, pjesën e vështirë të negociatave paraprake po e kryen ambasadori amerikan Donald Lu. Në lojë janë dy drafte paralele për Reformën në Drejtësi, si dhe ajo që opozita e quan prioritetin numër 1 të saj, Reformën Zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik. Takimi i mundshëm Rama- Basha, i cili ka ngjallur diskutime të ndryshme prej disa ditësh ka ndarë Partinë Demokratike në pro dhe kundër. Ish-kryetari i PD-së Tritan Shehu e konsideron pozitiv dhe normal një takim të tillë politik. “Gjithmonë kam qenë e jam për dialog e kontakte politike, të çdo niveli.
Një praktikë e tillë ka qenë pjesë e filozofisë së PD-së edhe në momentet më të vështira për vendin e tensionet më të larta midis aktorëve politikë te ne, siç ishte viti ‘97. Efektet e këtyre takimeve dhe kontakteve në shumicën e rasteve kanë qenë pozitive. PS e viteve të fundit është shmangur nga tryeza politike çështjeve madhore të vendit, për t’ia “deleguar” ato ekspertëve, lidhur kjo me mungesë vullneti politik dhe përfshirje të saj nga komplekset. Unë gjykoj se këto takime e kontakte nuk kanë pse të konsiderohen si evenimente madhore, nuk kanë pse të mistifikohen, janë veçse pjesë e punës, aktivitetit politik që mbështetet mbi dialogun. E rëndësishme është që veçanërisht takimet publike të paraprihen nga një përgatitje serioze e konkrete, gjë që lidhet direkt me rezultatin tij. Dua të theksoj se ky takim potencial nuk zbeh aspak skandalet e problemet ku është përfshirë “kampi i majtë” në vazhdim dhe së fundmi”, tha Shehu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit