LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 103-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e tretë të seancës së 103-të, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, me procedurë të shkurtuar, si dhe raportet e Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe për punën e Radio televizionit të Maqedonisë për vitin 2015.

Në rend dite është edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport, Ollga Najdenovska, e shtruar nga deputetët e opozitës. /Telegrafi/