Pavarësisht që sa kohë jeni bashkë ose sa mirë e njihni njëri-tjetrin, ka gjithmonë disa gjëra që meshkujt i mbajnë për vete.
Ndoshta nuk janë sekrete shumë të mëdha, por partneri juaj mund të ketë probleme që të shprehet kur vjen puna te emocionet dhe ndjenjat.
Terapistët Ellen Bradley-Windell dhe Tomanika Witherspoon kanë dhënë një mendim se cilat janë “sekretet” kryesore të meshkujve.
Ai ka pasiguri me trupin e tij
Femrat e kanë luksin që të veshin një fustan seksi dhe të pyesin partnerin se si po duken, ato madje edhe presin një kompliment ose këshillë pas kësaj pyetje.
“Meshkujt shpesh herë e kanë presionin e vazhdueshëm dhe kanë nevojë të dijnë se ata janë akoma të dëshirueshëm.”
“Tregoni se si ndiheni, madje edhe thuani atij se ju tërheq akoma. Edhepse ndoshta partneri juaj e kalon si diçka të parëndësishme, më besoni se mashkulli që keni në krahë po e pret këtë” shprehet terapistja Ellen Bradley-Windell.
Ai ka rezerva
“Nga natyra, meshkujt janë më pak emocional se femrat” thotë një tjetër terapiste, Tomanika Witherspoon. Ajo mendon se edhe meshkujt njëlloj si femrat kanë telashe, probleme dhe emocione por si natyrë e kanë shumë më të vështirë të shprehen.
“Mos u surprizoni nëse ai nuk ju tregon se është prekur ose ofenduar pas një zënke mes jush, ose është i mërzitur se ju keni punuar për dy javë pa pushim dhe e keni anashkaluar” thotë Witherspoon.
Kjo mund të jetë problematike pasi dëshirat dhe ndjenjat e tij nuk po plotësohen pasi ato edhe nuk shprehen. Por terapistja i këshillon femrat që duhet të jenë të durueshme dhe t’i japin kohën dhe hapësirën e duhur për të fituar besimin.
Ai ka nevojë për ju
Shumica e meshkujve kanë dëshirën që të duken të fortë dhe të pathyeshëm. Ata mund edhe të kenë shokë por shumë rrallë gjejnë dikë me të cilin ndajnë gjithçka.
“Ata vërtetë e pelqejnë idenë që të mund të mbështeten te partnerja e tyre, por nuk duan të duken të dobët. Mos harroni, bëhuni e dashura e tij dhe shoqja e ngushtë.” thotë Windell.
Pyeteni se çfarë po ndodh në punë, a ka ndonjë telashe dhe gjithmonë kujtojani se ju jeni aty, qoftë edhe vetëm për ta dëgjuar.
Atij i pëlqejnë më shumë ledhatimet se sa duket
Partneri juaj ndonjëherë mund të mos jetë në disponim për marrëdhënie seksuale, por kjo nuk do të thotë që ai nuk dëshiron përkëdhelje.
“Po aq sa i dëshirojnë femrat përkëdheljet dhe momentet e shkurtëra intime, i duan edhe meshkujt. Mos u mashtroni nga ajo që shihni” shton Windell.
Ajo sugjeron që femrat të marrin të tilla iniciativa më shpesh.
“Ndoshta seksi është në mendjen tuaj, por ndonjëherë një përqafim i ngrohtë është gjithçka që partneri juaj dëshiron”, përfundon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Pastroni mikrovalën tuaj me një përbërës natyral befasues
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker