LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kështu nuk mbahet shteti, po falimentojmë

Krasniqi: Kështu nuk mbahet shteti, po falimentojmë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeparlamentarit Veseli, i cili tha se do t’ua zgjidhë problemet punëtorëve të Fabrikës së Tubave.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka shkruar se krerët institucional nuk i njohin përgjegjësitë e tyre kushtetuese, prandaj sipas tij, në këtë mënyrë nuk mbahet shteti, por përkundrazi shkon drejt falimentimit, transmeton KosovaPress.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:


KESHTU NUK BËHET E AS MBAHET SHTETI!

“Shtetet bëhen me luftë”, por e gjithë çështja është, si mbahen e zhvillohen shtetet. Bazamenti i shtetit është Kushtetuta, nga e cila burojnë ligjet. Ligjet duhet të jenë të standardeve ndërkombëtare, pa të cilat nuk ka shtet të së drejtës. Aty ku nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka liri, demokraci e zhvillim ekonomik. Vetëm aty ku ka sundim të ligjit (të standardeve), ka zhvillim, progres e jetë të dinjitetshëm për qytetarët.

Për t’i thënë të gjitha këto më shtyri deklarimi i Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ju paska thënë punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt siç raportojnë mediat se: “Veseli u premton punëtorëve të Fabrikës së Tubave se do t’ua zgjidh problemet”. Me ligjet në fuqi për privatizimin e Pronave (Ndërmarrjeve) Shoqërore e Publike, punëtorëve nga shitja u takojnë 20% të shumës se shitjes. Punëtorët të cilëve ju premton Veseli kërkojnë më shumë. Atëherë shtrohet pyetja: Si kryetari i Kuvendit të Kosovës mund t’ua zgjidhë çështjen më shumë se të ndërlikuar? Ku do ta mbështet ai një zgjidhje tjetër, veç asaj që e parasheh ligji?

Nëse Kryetari thirret në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai është antikushtetues, pasi nuk ka pasur parasysh asnjë ligj që rregullon lëndën e privatizimit?!

Pyetja shtrohet çka tregojnë këto dy raste dhe shumë raste të tjera të qeveritarëve të djeshëm e të sotshëm?

Tregojnë se krerët e institucioneve tona shtetërore, nuk i njohin përgjegjësit e tyre Kushtetuese. Nuk i njohin ligjet në fuqi, mbase dhe nuk dëshirojnë që t’i dinë ato. Çështja është, me ketë kulturë institucionale që është instaluar në Kosovë, a mund të mbahet shteti, a mund të zhvillohet e ligjësohet ai? Unë dyshoj dhe dyshoj shumë! Me këto veprime të krerëve të institucioneve kryesore të shtetit, përfshirë edhe punën kriminale të Komisionit qeveritar për veteranet, shteti nuk mbahet, përkundrazi, shteti shkon drejt falimentimit.

Atëherë kush duhet të shpëtoj shtetin nga falimentimi, nëse jo krerët e institucioneve më të lartë të shtetit?!

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori