LAJMI I FUNDIT:

Arben Gashi: Asnjë ministër i LDK-së nuk i doli në mbrojtje Isa Mustafës

Arben Gashi: Asnjë ministër i LDK-së nuk i doli në mbrojtje Isa Mustafës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka deklaruar se LDK-ja ka bërë një gabim të madh që në pozita të larta ka vendosur njerëz pa një peshë të duhur politike.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka deklaruar se LDK ka humbur shumë për këta 10 muaj, ngase asnjë ministër nuk i ka dalë në mbrojtje shefit të vet dhe Qeverisë.

“LDK ka humbur ngase s’ka pasur artikulim politik. Për 10 muaj asnjë ministër i LDK-së nuk e ka mbrojtur Qeverinë e as kryeministrinë dhe kjo është e pafalshme” ka thënë ai.


Dhe kjo sipas tij ka ndodhur, sepse LDK nuk ka pasur meritokracinë dhe në poste të larta ka vënë njerëz që nuk kanë pasur peshë politike, gjë që e ka bërë me qëllim që të mos hyjë në konflikt me koalicionin qeverisës.

“E, kjo gjë e ka dëmtuar vetë LDK-në”, ka thënë ai.