LAJMI I FUNDIT:

Raporti vjetor i LSShM për barërat

Raporti vjetor i LSShM për barërat

Barëra me recetë në barë të Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoni në vitin 2015 kanë marrë 1,25 milionë të siguruar. Konsumi i barërave me recetë shënon rritje në vitet e fundit për shkak të qasshmërisë më të madhe të mbrojtjes shëndetësore ndaj qytetarëve. Pas realizimit të projekteve qeveritare: mjeku rural, barnatore rurale dhe stacioneve të barnatoreve, ilaçet janë më të qasshme për qytetarët, gjë që rezulton me konsumin e tyre më të madh. FSShM për vitin 2015 ka ndarë rreth 2,5 miliardë denarë për barëra, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2015 ka rritje të numrit të gjenerikëve i cili arrin 427 dhe rritje të dukshme të numrit të ilaçeve pa pagesë plotësuese, numri i të cilëve është 321 respektivisht 75 për qind janë pa pagesë plotësuese

Këtë sot në një konferencë për shtyp e ka theksuar drejtori i FSShM, Sasho Stefanoski, gjatë prezantimit të raportit vjetor për barnat për vitin 2015 dhe për tremujorin e parë të këtij viti.


Drejtori i FSShM, Orhan Ramadani ka thënë se nëse bëhet krahasim me tremujorin e parë të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit 2015, mund të vihet në përfundim se në barnatoret në barë të Fondit janë realizuar 5,3 milionë receta, që është për 3% ose 154.599 receta më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa mjetet e veçuara për këtë qëllim kapin shumën prej 627 milionë denarë, që është për 5% ose 30,18 milionë denarë më shumë se në vitin 2015.

Ai po ashtu ka shtuar se rritje është shënuar te ilaçi për diabet – metformin për të cilën në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 34.798 receta më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori