LAJMI I FUNDIT:

KPK: Për rregulloren për komunikim publik, AGK nuk ka kthyer përgjigje

KPK: Për rregulloren për komunikim publik, AGK nuk ka kthyer përgjigje
Foto: Arkiv

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes këtij sqarimi, njofton opinionin publik se Rregullorja për Komunikim Publik e miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës ka për qëllim rregullimin e komunikimit të sistemit prokurorial me publikun në përgjithësi, jo vetëm me një grup të caktuar.

Sipas KPK-së, procedura e hartimit të Rregullores për Komunikim Publik të sistemit prokurorial është mbështetur në bazat ligjore për hartimin dhe miratimin e një rregulloreje.

“Hartimi i kësaj rregulloreje është bërë nga Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pjesë përbërëse të procesit të hartimit të kësaj rregulloreje kanë qenë strukturat përgjegjëse për komunikim të sistemit prokurorial dhe donatorë e partnerë ndërkombëtar, të cilët e mbështesin punën e sistemit prokuroria”.


“Me qëllim të ofrimit të mundësisë për gjithëpërfshirje, komisioni i lartcekur, draftin e kësaj rregulloreje, më datë 19 maj e ka dërguar përmes emailit të kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovë, me ç‘rast ka kërkuar që deri me 23 maj të dërgohen komentet eventuale të Asociacionit lidhur me rregulloren. Përkundër kësaj, Komisioni deri me 23 maj nuk ka marrë asnjë përgjigje apo koment nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës”.

“Komisioni pasi nuk ka pranuar asnjë koment nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, draft-Rregulloren për Komunikim Publik të sistemit prokurorial e ka dërguar të Këshillit Prokurorial i Kosovës për miratim eventual”.

“Sipas agjendës dhe procedurave të Këshillit Prokurorial të Kosovës, rregullorja për Komunikim Publik është proceduar në mbledhjen e njëqindegjashtëmbëdhjetë të KPK-së, që është mbajtur më datë 27 maj ku edhe është miratuar”, thuhet në sqarimin e KPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori