LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Ligji i ri për regjistrimin e popullsisë çon ujë në krijimin e një “Republike Srpska” në Kosovë

Krasniqi: Ligji i ri për regjistrimin e popullsisë çon ujë në krijimin e një “Republike Srpska” në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se angazhimi i Kuvendit, i Qeverisë edhe i Gjykatës Kushtetuese për hartimin e Asociacionit të komunave serbe, është i pa nevojshëm.

Kjo pasi sipas tij, statuti i asociacionit të komunave miratohet nga kuvendi i asociacionit në përputhje me ligjet në fuqi.

Nëpërmjet një postimin në Facebook, Krasniqi ka thënë edhe se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë edhe “Zajednicën” dhe përpjekja për të bërë Ligj të ri për regjistrimin e popullsisë, çon ujë në krijimin e një “Republike Serbska” në Republikën e Kosovës.


Ja postimi i plotë:

Kosova e ka Asociacionin e Komunave

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Asociacionin e Komunave “është akti më i lartë juridik i Asociacionit që miratohet nga Kuvendi i Asociacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës”. *Neni 1.1 2 Statutit.

Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja, pse duhet angazhimi i Kuvendit të Republikës, i qeverisë, madje edhe i Gjykatës Kushtetuese për hartimin e Asociacionin (Bashkësinë) e Komunave Serbe, kur Statutin e Asociacionin e Komunave, miratohet nga Kuvendi i Asociacionit në përputhje me ligjet në fuqi?

Nuk ka asnjë dyshim që kjo përpjekje ka vetëm një qellim: Krijimin e Zajednices Serbe si Njësi Administrativo politike shumë të ngjashme me fillet e Republika Serbska në Bosnje e Hercegovinë.

Të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë dhe Zajednicen dhe përpjekja për të bërë Ligj të ri për regjistrimin e popullsisë, çon ujë në krijimin e një “Republike Serbska” në Republikën e Kosovës.

Nga kjo del që opozita në asnjë formë nuk duhet kyçur në këto veprime antikushtetuese të qeveritarëve tanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori