Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, në vazhdën e shembujve, kritikave dhe fakteve në mbështetje të zhvillimit ekonomik, ka parashtruar shqetësimin e tij ndaj sistemit të arsimit kosovar, respektivisht dikastereve qeveritare të vendit që lidhen edhe me ekonominë, duke paraqitur rastet në këtë sferë të cilat drejtpërdrejt po ndikojnë në kualitetin arsimor e cili duhej të rezultonte edhe me hapje dhe mundësi vendesh pune, për rininë e shkolluar.
Sipas Kelmendit, sistemi arsimor lë shumë për të dëshiruar.
Ja opinioni i plotë i Kelmendit:
Çdo vit nga shkollat e mesme nxjerrim rreth 36 mijë nxënës, të cilët ishte dashur të jenë të përgatitur për të mbështetur kërkesat e tregut, si për nga numri ashtu edhe për nga cilësia.
Shtrohet pyetja, këta nxënës, a janë duke dalur nga këto institucione shkollore me njohuri të mjaftueshme?
Sipas sondazheve dhe testeve të pjekurisë, fatkeqësisht, Jo.
Pordhe a ka kushte konsekuenca nga këto gjerë më tani, fatkeqësisht, Jo.
Nga kjo rezulton se ishte dashtë që rezultatet e testeve të pjekurisë të jenë edhe rezultate të testimit te mësimdhënësve sipas lëndëve të caktuara dhe ata të cilët kanë rezultate të ulëta, të bashkëbisedohet me ta dhe të kërkohet për rritjen e standardit të shpjegimit dhe notimit për nxënës.
Tregu i Kosovës ka rreth 320 mijë vende aktive pune, nga të cilat 82 mijë janë në sektorin publik dhe ky sektor është i përmbushur përveç nëse zbrazen vendet duke shkuar punonjësit në pension dhe duke ndërruar jetë.
Sektori privat në anën tjetër ka 240 mijë të regjistruar të punësuar.
Sipas rregullave apo standardeve vetëm 2.3 për qind e të punësuarve mund të zëvendësohen me shkuarje në pension që në këtë rast rezultojnë me 7 mijë deri në 9 mijë vende pune.
Atëherë, ku po mbeten 30 mijë nxënës?
Dihet hiperproduksioni. Pra duhet të shkojnë në studime sa për të vazhduar shpresën e punësimit më të lehtë apo prolongimin e kohës.
Sipas standardeve për çdo veprimtari ekonomike nevojiten 60-70 % e qytetarëve me shkollim të mesëm profesional, 20 % me përgatitje të lartë bachelor dhe 10 % me përgatitje të tjera më të larta.
Në tregun tonë diku rreth 80 % vazhdojnë shkollimin e lartë me qëllim për një punë më të lehtë por me një realitet të hidhur të hiperproduksionit me këto përgatitje, sepse sot edhe kamerieri, sektoristi dhe shumë veprimtari të cilat kanë nevojë, me shkolla profesionale janë të mbuluara me arsim-shkolla të larta.
Në këtë rast-shembull, pëson edhe veprimtaria (puna) edhe punëdhënësi por edhe i punësuari.
Pse të gjithë këta studentë vazhdojnë, sepse për të ju gjetur vende pune, 36 mijë shkollarëve nevojiten një milion vende pune, e me këtë rast do kishim pasurplanifikim të qartë së çfarë lëmishë dhe çfarë niveli shkollimi do nevojiteshin për të mbështetur punëtorët të cilët shkojnë në pension dhe vdesin para kohe.
Me këtë numër të të punësuarve do kishte kaluar dhe do ishte rregulluar koeficienti i studimit dhe nevojave për studim.
Meqenëse nuk kanë vende për tu punësuar këta breza atëherë, këta shkollarë shkojnë dhe përfundojnë studimet,për të cilat po themi se nuk janë në cilësi dhe profile për nevojat e tregut.
Rekomandim i kësaj, po të ishin këto studime të avancuara në cilësi atëherë ky numër do ishte përgjysmuar më shpejt dhe shumica do kishin mbetur me shkolla të mesme dhe do ishin orientuar në shkolla profesionale.
Sipas standardeve, nëse një i diplomuar nuk punësohet në profesionin e vet, për dyfishin e studimit, merret se nuk ka përfunduar fare studimet, dhe kjo na bënë që të ndezim kodin e kuq për ato drejtime, të cilat rezultojnë të hiperbolizuara në mënyrë që për zhvillim ekonomik të arrihet punësimi sa më i lartë.
E mbyllë, duke e rikujtuar edhe njëherë se 36 mijë të punësuar, numër që do zëvendësonin në sistem, punonjësit që pensionohen ose dhe ndahen nga jeta para kohe, mbulojnë me kualitet tregun e punës, në se do e kishim prej menjë milion të punësuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A