Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku, ka thënë se Kosova nuk i frikësohet asnjë grupi, dhe sipas tij, Kosova hyn pas frikë në kualifikimet e Kampionatit Botëror që nisin në muajin shtator.
Përfaqësuesja e Kosovës më 3 qershor, luan miqësoren e parë pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA kundër Ishujve Faroe.
I pari i bankinës së përfaqësues sonë, sot në një konferencë për media, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Ishujve Faroe. Bunjaku tha se kjo ndeshje vjen në një moment mjaft të mirë para fillimit të kualifikimeve për Botërorin e ardhshëm, edhe pse akoma nu dihet se në cilin grup do të jetë Kosova. Bunjaku mendon se miqësorja me Ishujt Faro do të jetë një test i vështirë, sepse sipas tij, Ishujt faro janë kombëtare e vogël, por më zemër të madhe.
“Mendoj se është një moment jashtëzakonisht i mirë për neve para fillimit të kualifikimeve të Kampionatit Botëror, duke pasur parasysh se nuk kemi pas mundësi të luajmë ma herët, në mars. Ishujt Faroe , kam pasur rastin t’i shoh pesë lojërat e tyre kohëve të fundit dhe nuk jam farë i befasuar me performancat që kanë pasur kundër Greqisë, brenda dhe jashtë, si dhe ndaj Hungarisë, Rumanisë, e kjo nënkupton se krejt janë mësuar të luajnë futboll, dhe është një kombëtare e vogël, por më zemër të madhe. Është një inspirim ndoshta edhe prej futbollit islandez, i ngjan pak futbollit finlandez, por për ne është e mirë, pra do të kemi një kombëtare që për ne do të jetë në pyetje durimi ynë, sepse është një kombëtare që luan ndryshe nga kombëtaret që kemi luajtur më herët. Sido qoftë parapërgatitjet i kam bërë, analizuat i kam kryer, dhe qysh nesër, unë dhe Muharremi (Muharrem Sahiti, asistent i Bunajkut), do të nisemi për rrugë”, ka thënë Bunjaku, raporton KosovaPress.
Ai thotë se është i kënaqur më grupin lojtarëve të ftuar, e që sipas tij, janë lojtarë të rinj dhe cilësorë. Bunjaku thekson se Kosova nuk ia ka frikën asnjë kombëtare, pavarësisht së në cilin grup do të jetë.
“Kohëve të fundit gjithnjë kam pasur pyetje se është loja e parë pas pranimit në UEFA, dhe qysh e mendon? Ne jemi mësuar më u përballu më disa situatat të tilla, dhe unë jam i bindur se në bazë të përvojë që kam është se kur e ke vështirë dhe e tejkalon del edhe më i fortë për të ardhmen. Edhe për neve është vështirë, sepse tre muaj jemi nga Kampionati Botëror dhe akoma nuk e dimë se në cilin grup jemi, është vështirë, sidomos për atë selektor, por unë e ndjeje vetën shumë mirë, më grupin e lojtarëve, të cilët janë lojtarë të rinj dhe nuk ka frikëson asnjë grup, por definitivisht duhet më pas përvojë dhe durim”, ka theksuar ai.
Bunjaku ka folur edhe për objektivat e përfaqësues së Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botërorë. Sipas tij, synim kryesor i Kosovës do të jetë performanca sa më e mirë në kualifikimet e Botërorit, e që sipas tij, performanca e mirë në kualifikimet e shtatorit, do ta bënte Kosovën shumë më të fortë në kualifikimet e Evropianit të ardhshëm.
“Kampionati Botëror është edhe tre muaj, pastaj vjen Kampionati Evropian, objektivi ynë real në kualifikimet e Kampionatit Botëror është që të kemi performancë sa më të mirë, dhe nëse ne do të kemi performancë të mirë në Kampionatin Botërorë, unë jam shumë i bindur se në Kampionatin Evropian, do të jemi konkurrent shumë interesantë për ta kaluar grupin”, ka pohuar Bunjaku.
Ai është përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve, më theks të veçantë rreth ftesave për yjet e Kosovës që luajnë në kombëtaret e huaja. Bunjaku mendon se pak javë para fillimit të EURO 2016, nuk është mirë të flitet për këtë çështje, sepse sipas tij, tashmë lojtarët janë të përqendruar tek Evropian 2016.
Tekniku i përfaqësues sonë, thotë se grumbullimi i përfaqësues së Kosovës për miqësoren me Ishujt Faro do të nis më 1 qershor, kurse janë paraparë që të mbahen dy seanca stërvitore.
Kjo është lista e Bunjakut:
Portier: Sami Ujkani, Flamur Neziri. Mbrojtës: Loret Sadiku, Avni Pepa, Bajram Jashanica, Lum Rexhepi, Fanol Perdedaj, Lead Paqarada. Mesfushorë-sulmues: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Mergim Brahimi, Besar Halimi, Valmir Sylejmani, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Flamur Kastrati dhe Arbert Bunjaku. /telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj