LAJMI I FUNDIT:

Uniteti i brendshëm mund të jetë mënyra më e mirë për dalje nga kriza (Video)

Uniteti i brendshëm mund të jetë mënyra më e mirë për dalje nga kriza (Video)

Demokracia nuk është lodër. Ajo përmban mekanizma të cilat ndonjëherë janë të dobishme, ndonjëherë jo. Demokracia nënkupton kur dy budallenj janë më shumë se një i mençur dhe në thelb paraqet qeverisje të shumicës, thotë ish-diplomati Risto Nikovski. Sipas tij, akti i Ivanovit është i papranueshëm, por në të njëjtën kohë ai është edhe akt burrështetasi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi vënë në situatë të pionëve, të huajt na mbajnë për veshi, na tërheqin ku të duan dhe bëjnë çfarë të duan. Unë nuk mund ta komentoj veprimin e sotëm të kryetarit. Kjo paraqet element të ri. Se nën trysninë e kujt e mori vendimin, unë këtë nuk e di. Kjo mund të jetë një dritare për kthim të ish kryeministrit në qeveri, sepse ai ka thënë se në qeveri nuk do të ketë njerëz të aboluar”, u shpreh Risto Nikovski në emisionin Click Plus të Tv21.

Për profesorin universitar Janko Baçev, veprimet e ndërmarra nga kryetari i shtetit, për një periudhë të shkurt kohore janë joserioze.


“Për një periudhë kohore aq të shkurtër, të sillni dy vendime diametralisht të kundërta në cilësinë e kryetarit, është joserioze. Më ideale do të ishte sikur Ivanovi, Gruevski dhe Zaevi të uleshin dhe ta gëzojnë popullin me një zgjidhje të brendshme. Për këtë ekziston mënyrë”, tha Janko Baçev, profesor universitar.

Për Toni Milloshevskin nga “E majta” kjo situatë nuk daton tani, por që nga pavarësimi i vendit. Sipas tij, politikanët sillen sikur Maqedonia të ishte shitore nga e cila gjithkush mund të marrë atë që i nevojitet, ndërsa me atë rast të mos përgjigjet.

“Ekzitojnë dy mënyra për zgjidhje. Njëra është dorëheqja e gjithë garniturës, qeveri teknike dhe dalje nga kriza nëpërmjet zgjedhjeve. E dyta është skenari më i keq i cili nuk do të doja të ndodhë”, tha Toni Milloshevski, “E Majta”.

Sipas tyre, uniteti i brendshëm mund të jetë mënyra më e mirë për dalje nga kriza dhe shtojnë se përkundër trysnive ndërkombëtare, nëse krerët shtetërorë dëshirojnë, mund të gjejnë zgjidhje për të gjitha problemet./Telegrafi/