Një gatim tradicional i Tiranës me një aromë karakteristike dhe shumë e shijshme.
Përbërësit:
▪ 30 gr qepë
▪ 30 gr spec i kuq (djegës)
▪ 30 gr spec i gjelbër
▪ 70 gr mish viçi
▪ 30 gr gjizë
▪ 50 gr salcë domatesh
▪ 10 gr miell
▪ 3 gr majdanoz
▪ 2 gr kripë
▪ 2 gr piper
▪ pak gjalpë
▪ gjysmë thelbi hudhër
▪ vaj ulliri
Përgatitja:
Për përgatitjen e tavës së dheut, si fillim presim mishin në kubikë të vegjël. Më pas grijmë në rende qepën dhe specin jeshil.
Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim qepën, mishin dhe specin. I shtojmë edhe miellin dhe i kaurdisim deri në momentin që të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, që më parë e kemi grirë në rende dhe pasi i kaurdisim përbërësit, shtojmë pak ujë dhe gjizë dhe i lemë të ziejnë për 2-3 min. Pas zierjes e heqim tenxheren dhe e lemë mënjanë.
Marrim tavën e dheut, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në sobë, në mënyrë që të nxehet sa më shumë.
Në momentin që tava është zier, i hedhim përzierjen e përgatitur dhe e fusim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
Pasi nxjerrim tavën nga furra, ajo është gati për t’u shërbyer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit