Nuhi Uka e ka fituar pafajësinë e tij nëpërmjet Gjykatës së Apelit në rastin në lidhje me ish-pronat shoqërore ku ishte i dënuar me dy vjet burg me kusht.
Një kolegj i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, e kanë shfajësuar Ukën, duke pranuar kështu ankesën e avokatit të tij mbrojtës Tahir Rrecaj.
Gjykata e Apelit lidhur me ankesën e Rrecajt dhe të avokatëve të tjerë kishte mbajtur seancat publike me 30 dhe 31 mars të këtij vitit ndërsa votimi ishte zhvilluar më 5 prill.
Si rezultat i këtij votimi të kolegjit të Apelit u vendos që Nuhi Uka të shfajësohet për vepër për të cilën akuzohej.
“Pranohet ankesa e avokatit të të pandehurit, Nuhi Uka, Tahir Rrecaj, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 9 shtator 2014 dhe i pandehuri shfajësohet,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit për Nuhi Ukën.
Kolegji i gjyqtarëve të Apelit shfajësimin e Ukës e arsyeton me faktin se nuk është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se i pandehuri e ka kryer veprën.
“Edhe pse ka parregullsi të dyshimta sa i përket ndarjes së lëndëve, prokuroria nuk ka arritur te prezantojë prova konkrete se parregullsitë në fjalë janë shkaktuar nga i pandehuri Nuhi Uka,” thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit.
Të shfajësuar me vendimin e Apelit dolën edhe Ekrem Agushi, Ferid Bislimi, dhe Rrahman Retkoceri si dhe Gazmend Gashi.
Uka akuzohej nga prokuroria për veprën penale të nxitjes së personit tjetër për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 9 shtator 2014, ishte gjetur fajtor dhe ishte dënuar me dy vjet burg me kusht dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për tre vjet.
Burg me kusht për 18 muaj atëherë iu shqiptua edhe Ollga Janiçijeviqit, 1 vit burg i tillë iu caktua edhe Tihomir Mikariqit, me 8 muaj burg me kusht u dënua Shemsije Sheholli, ndërsa Sanije Muçolli me gjashtë muaj burgim të tillë.
Gjykata Themelore e Prizrenit dënoi para gati dy vjetësh edhe gjyqtarët-pjesë e këtij procesi që më parë punonin në ish-Gjykatën e Qarkut të Prishtinës.
Ekrem Agushi, Ferid Bislimi e Rrahman Retkoceri morën dënime me nga nëntë muaj burg me kusht.
Dënime morën edhe zyrtarja e “KBI-së” Hasnije Balidemaj dhe juristi deri në vitin 2006 i Komunës së Prishtinës Gazmend Gashi. Balidemaj u dënua me 1 vit, ndërsa Gashi me gjashtë muaj burg me kusht.
Prokuroria pretendonte se Uka dhe shtatë gjyqtarët tjerë që nga paslufta deri në vitin 2006 kishin tjetërsuar më shumë se 10 hektarë pronash të ndërmarrjes KBI “Kosova Export” në “Veternik”, Çagllavicë, e Llapnasellë me anë të nxjerrjes së 15 vendimeve gjyqësore.
Prokuroria pretendonte se të pandehurit i kishin shkaktuar dëm pronës shtetërore në vlerën e 60 milionë eurove.
Nuhi Uka është arrestuar më 27 prill në aksionin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it kur u bastisën edhe pronat e Azem Sylës.
Ai aktualisht ndodhet në paraburgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A